Ministri i Jashtëm iranian: Do goditen të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës

18 Mars 2026, 10:10Bota TEMA
Ministri i Jashtëm iranian: Do goditen të gjithë,

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke prekur të gjitha vendet pa përjashtim.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se “vala e pasojave globale sapo ka nisur dhe do të godasë të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës”.

Kreu i diplomacisë iraniane shoqëroi deklaratën e tij me një kopje të letrës së dorëheqjes së një zyrtari amerikan të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, i cili ka protestuar ndaj zhvillimeve të fundit në konflikt.

Araghchi shprehu gjithashtu kënaqësi për reagimet ndërkombëtare kundër përshkallëzimit të luftës, duke theksuar se gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë, po e konsiderojnë të padrejtë një përballje ushtarake ndaj Iranit.

“Gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po shprehen hapur se lufta kundër Iranit është e padrejtë. Më shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar duhet të mbajnë të njëjtin qëndrim”, u shpreh ai.

8 Komente

  1. n
    nje komshi i "Ashraf-3"

    Aman ore Iraniano, hidh nje shashke ketej nga Kampi i Manzes qe te lumturosh Ramen e ti japesh mundesine e te vetshpallurit Martir ne luften kunder terrorizmit perkrah Izrael e USA!.

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Ha..ha…keta me te vertete jane Don Kishoti i kohes moderne, provoje dhe do te shohesh se nuk do te kesh me vend per kockat e tua ku ti vendosesh…

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Po ç'të provojë ky plehrë!! Ti hajë mutin racave dhe feve të tjera! Fundërrinë hesapi!

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cercizi

        As nga Putini se kemi degjuar kurre kte lloj kerrcenimi , epo te fillojme te fshihemi sipas teje zotrote . Domethen sipas kti dhe shumica vendeve qe refuzuan te hynin ne lufte tani ti pi ju thua te ndrrojn mendje hahaha ajde politik ajde.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bumje

          Shiko mos na prishe ndonje Bunker Betoni ne syrrel more ditezi.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vertet?

            Ne fakt fjala e ktij “ ky konflikt do ket pasoja ne gjithe boten” dhe titulli “ do goditen te gjithe” s jan e njejta gje.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisteve cekic ballit

              Ti me ter mend i lexon artikujt e Temes edhe pse e ke fjalen per titullin?!

              Përgjigjjuni
            2. D
              Deda

              Ky qenka si Enver Hoxha ë i godiste të gjithë,po me fjalë . imperialiste socialimperjalistë revizionistë kripto komunistë titistë

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje