Ministri kanadez në Panairin Global të Energjisë: Kanadaja e hapur për biznesin

10 Qershor 2026, 14:20Bota TEMA
Ministri kanadez në Panairin Global të Energjisë: Kanadaja e

Ministri Federal i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Tim Hodgson në Panairin Global të Energjisë në Calgary dha një mesazh për delegatët ndërkombëtarë ku tha se “Kanadaja mund të jetë furnizuese që ju nevojitet në një botë të paqëndrueshme”.

Hodgson tha në seancën e hapjes në konferencën dhe panairit tregtar të martën se “Kanadaja është e besueshme, demokratike dhe e hapur për biznes”, sipas CBC News.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në tregjet e energjisë dhe Kanadaja kërkon të forcojë rolin e saj si një furnizues i besueshëm global i energjisë.

Organizatorët e panairit njoftuan se këtë vit priten rreth 30 mijë pjesëmarrës, duke shënuar prani më të lartë të pjesëmarrësve ndërkombëtarë se në vitet e mëparshme.

“Ne të gjithë e dimë se politika e energjisë tani është politikë ekonomike. Është politikë sigurie. Është politikë tregtare. Është politikë investimi”, tha Hodgson.

“Bota nuk po pret për Kanadanë. Por, as Kanadaja nuk po pret. Ne jemi duke u ngritur në këtë moment”, shtoi ai.

1 Komente

  1. (
    (●)

    Kemi shum pak marrdhēnie me Kanadan, pasi tē gjitha hallet i zgjidhim me SHBA-tē.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje