Mjekja shqiptare pjesë e ekipit të flotiljes në Gaza/ ‘Jemi këtu për solidaritet dhe ndërgjegje’

5 Tetor 2025, 19:30Bota TEMA
Mjekja shqiptare pjesë e ekipit të flotiljes në Gaza/ ‘Jemi

Pas një periudhe të gjatë pa asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj, aktivistja dhe mjekja shqiptare nga Gjermania, Albullena Fazliu, është shfaqur nga bordi i anijes “Conscience” (“Ndërgjegja”), e cila është pjesë e një flotiljeje ndërkombëtare që po lundron drejt Rripit të Gazës.

Fazliu, e cila ushtron profesionin e anestezistes në Gjermani, është bërë pjesë e kësaj nisme humanitare, së bashku me rreth 100 mjekë dhe gazetarë nga vende të ndryshme të botës.

Flotilja synon të dërgojë ndihma dhe të shprehë solidaritet për popullatën civile palestineze dhe veçanërisht për mjekët dhe gazetarët që, sipas saj, janë objektiva të sulmeve sistematike.

“Quhem Albullena Fazliu, jam doktoreshë. Jam anesteziste dhe punoj e jetoj në Gjermani”, tha ajo në një mesazh të regjistruar nga bordi i anijes.

Ajo denoncoi ashpër veprimet e Izraelit në territorin palestinez. “Ka 80 vite që shteti sionist i Izraelit vazhdon të vrasë popullatën civile në Palestinë. Ndër ta fëmijë. Sidomos mjekët dhe gazetarët vriten në mënyrë sistematike”.

Fazliu tha se ndodhet në këtë flotilje për të ngritur zërin për të drejtat themelore të njeriut, si siguria dhe liria, që sipas saj po shkelën rëndë në territoret palestineze. “E drejta për siguri dhe liri është e drejtë themelore e njeriut”, shtoi ajo.

“Për momentin jam në anijen ‘Conscience’, ose në shqip ‘Ndërgjegja’. Me rreth 100 mjekë e gazetarë nga gjithë bota. Ne duam të shprehim me këtë iniciativë solidaritetin për mjekët dhe gazetarët palestinezë të vrarë nga shteti kriminel izraelit”, theksoi mjekja Fazliu.

Misioni i flotiljes humanitare ka zgjuar interes të madh ndërkombëtar, si një përpjekje simbolike për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj krizës humanitare në Gaza dhe nevojës për mbështetje për viktimat civile.  / abcnews.al/

6 Komente

  1. j
    jkl;

    Te lumte ! Te pakten po lan njollen e turpit qe organet shteterore shqiptare ( ne te dyja anet e kufirit) po i vene popullit tone si bashkpuntore ne gjenocid. Interesi, servilizmi ndaj Izraelit dhe bashkpunimi me ta eshte i pa pranueshem tashme.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      ti cqihet verra Hanomes se Hamas..... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Layne

        Ik moj te qifte robet Serbi moj kurve Talebane e Kosoves

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Trape Fazliu

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqipetari GJermani

            Respekt Zonja Fazlliu..dhe te siguroj se Miljona Gjermane jane me ju...."Jetz nicht mehr!..me thote nje i NJohur Gjerman kur i thashe se ne "GJermnet" mbeshtesim Izralitet......Tani jo me...me thote..... Qeveria Fashiste Izrealite ....i ka tejkaluar Krimet Cnjerezore ne Gaza.. @@Nuk jemi me Hamasin..por nuk jemi edhe me Okupatoret...qe vetem ytyra i ka mbetur dhe duken si NJerez......

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              shko mor goamr kur jep mendim dhe ti??provo të mbash mënd perudominin pastaj ha mut sa të duash!!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje