Nga Altin Ahmeti
Delta Force, SEAL Team Six apo çdo njësi tjetër speciale e Ushtrisë Amerikane nuk do të mund të arrestonte diktatorin Nicolás Madurro pa asnjë të vrarë, nëse Garda Presidenciale e Venecuelës do të kishte kryer detyrën e saj.
Kjo tashmë duket e qartë dhe shembujt historik na japin të kuptojmë që jo krerët e shteteve por edhe udhëheqësit e ushtrive rrebele është vështirë të kapen nëse ata që i ruajnë janë të gatshëm të vdesin.
Në Mogadishu të Somalisë më 1993, elitat e Delta Force dhe Rangers u përpoqën të kapnin Mohammed Aidid, por pa bashkëpunim nga brenda dhe pa tradhti në radhët e armikut, misioni dështoi dhe pati humbje të mëdha.
Mohammed Aidid qe bërë i njohur pas rrëzimit të qeveris së Siad Barre në 1991 si lider i milicisë të njohur si USC (United Somali Congress) dhe më vonë i një fraksioni që kontrollonte pjesë të Mogadishu.
Ai ishte një nga aktorët kryesorë në kaosin që çoi në ndërhyrjen ndërkombëtare.
Aidid ishte i lidhur me incidentin famëkeq të Black Hawk Down (Mogadishu, 1993), ku forcat amerikane humbën 18 ushtarë dhe dhjetëra u plagosën gjatë një operacioni për ta kapur atë. Ai u bë simbol i rezistencës ndaj ndërhyrjes amerikane në Somali.
Në të kundërt, arrestimi i diktatorit Madurro u realizua pa rezistencë dhe pa humbje, duke treguar se Garda Presidenciale dhe ushtria e Venezuelës bashkëpunuan ose iu dorëzuan njësive speciale amerikane.
Njē tregues I qartë ky që Diktatori kishte humbur mbështetjen e atyre që e ruanin.
Një paralelizëm tjetër historik qē lidhet me suksesin e dorëzimit dhe humbjes së mbështetjes së brendshme, është edhe arrestimi i Manuel Noriegas në Ekuador, ku dorëzimi dhe bashkëpunimi i një pjesë të ushtrisë me USA, bëri të mundur kapjen e tij pa rezistencë.
Rradhen e ka Petro i Kolumbise