Analiza e CNN: Çfarë mund të na mësojë rasti Noriega në lidhje me betejën e ardhshme ligjore të Maduros

4 Janar 2026, 13:06Bota TEMA
Analiza e CNN: Çfarë mund të na mësojë rasti Noriega

Nga Holmes Lybrand & Hannah Rabinowitz, CNN

Mbi tri dekada më parë, qeveria e SHBA-së realizoi arrestimin tronditës të udhëheqësit të një vendi të huaj: atë të Manuel Noriegës së Panamasë. Çështja e diktatorit panamian mund të shërbejë si udhërrëfyes për prokurorët, avokatët mbrojtës dhe gjyqtarët që tani janë të përfshirë në çështjen kundër Nicolás Maduro-s së Venezuelës.

Ashtu si Maduro, Noriega u akuzua për pjesëmarrje në një operacion të gjerë për kontrabandimin e drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Edhe Noriega u kap në një operacion ushtarak në vendin e tij.

Avokatët e Noriegës nisën menjëherë një proces agresiv mbrojetjeje, duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë të presidentit George H.W. Bush se kishte shkelur si të drejtën ndërkombëtare, ashtu edhe garancitë e një procesi të rregullt ligjor, duke pushtuar Panamanë dhe duke e arrestuar udhëheqësin e saj jashtë vendit.

Avokatët pretenduan gjithashtu se Noriega gëzonte imunitet si kryetar shteti i huaj.

Maduro, për të cilin prokurorët thonë se ka drejtuar “banda të sponsorizuara nga shteti” dhe se ka mundësuar trafikun e drogës në Venezuelë, ka “shumë gjasa të ngrejë një sërë kundërshtimesh të rëndësishme ndaj ndjekjes penale”, të ngjashme me ato që u përpoq të ngrinte Noriega, është shprehur Steve Vladeck, analist ligjor i CNN dhe profesor në Qendrën Juridike të Universitetit Georgetown, në buletinin e tij “One First”.

Çështja ka të ngjarë të përfshijë “argumente krejt të reja kushtetuese dhe të së drejtës ndërkombëtare”, të cilat mund të tërheqin avokatë shumë të njohur të mbrojtjes penale, tha të shtunën analisti i lartë ligjor i CNN, Elie Honig. “Kemi parë shumë pak raste si ky.”

Argumentet e mbrojtjes së Noriegës dështuan në fund. Ai u gjykua dhe u dënua në vitin 1991, duke marrë një dënim me 40 vjet burg. (Pas dënimit të tij në vitin 1992, një gjykatës federal vendosi se ai ishte një i burgosur lufte dhe si i tillë, duhej t’i garantoheshin disa të drejta në burg, ndonëse gjykatësit nuk vendosin burgun specifik se ku duhet vuajtur dënimi dhe kompetenca e tyre për të implementuar vendime të tilla mund të jetë e kufizuar.)

Një faktor kyç në dështimin e mbrojtjes së tij ishte se gjykatat amerikane “nuk pranuan të shqyrtonin ligjshmërinë e pushtimit”, siç theksoi Clark Neily nga instituti liberal Cato në një artikull të shtunën.

“Gjykatat federale vendosën se mënyra se si një i pandehur merret dhe sillet para një gjykate amerikane — qoftë forcërisht dhe nga një territor i huaj — nuk e përjashton juridiksionin penal,” shkroi Neily.

Nëse Maduro përpiqet të argumentojë se është sjellë në mënyrë të paligjshme në SHBA, ekziston ndërkaq një praktikë gjyqësore që shpjegon se pse të pandehurit mund të ndiqen penalisht në Shtetet e Bashkuara edhe nëse janë sjellë atje në mënyrë të paligjshme.

Nëse detyrohen të justifikojnë arrestimin e Maduro-s, prokurorët mund t’i referohen një memorandumi të vitit 1989 nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit të Drejtësisë, i hartuar nga Ëilliam Barr, i cili pretendonte se presidenti kishte “privilegj kushtetues të përhershëm dhe të pandashëm” për të urdhëruar FBI-në të ndalonte persona në shtete të tjera, edhe nëse kjo do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Barr do të bëhej më vonë prokuror i përgjithshëm në administratën e Bush-it dhe në administratën e parë të Trump-it. Memorandumi i tij mbetet i diskutueshëm mes studiuesve të së drejtës.

“Sfidat më të mëdha për prokurorët do të jenë argumentet e Maduro-s se ai ka të drejtë për një lloj imuniteti,” tha Vladeck, “qoftë sepse ishte ‘kryetar shteti’ i Venezuelës, qoftë sepse, edhe nëse nuk ishte i tillë, krimet e pretenduara burojnë nga veprime zyrtare të kryera me autoritet qeveritar.”

Në rastin e Noriegës, gjykatat iu përmbajtën vendimit të degës ekzekutive se Noriega nuk kishte të drejtë për imunitet, duke theksuar “natyrën qartësisht të paligjshme të veprimeve të pretenduara”. Megjithatë, ai rast kishte një dallim të rëndësishëm — Departamenti i Shtetit nuk e njihte Noriegën si kryetar të Panamasë.

Mbetet për t’u parë nëse gjykatat do ta rishqyrtojnë këtë precedent për shkak të statusit të Maduros si president, por  Departamenti i Drejtësisë iu referua atij në aktakuzën e bërë publike të shtunën, ku e cilësuan Maduron si “sundimtari de facto, por i paligjshëm” i Venezuelës.

Në fund, “ndjekja penale nuk do të jetë aspak e lehtë,” përfundoi Vladeck. “Sidomos sa i përket akuzave kundër vetë Maduro-s.” /b.r

 

3 Komente

  1. M
    Mashtruesat I gjene ne Korce

    Te ashtequajtur amerikan(sepse e okupuan vendin prej indianve) te bardhet qe u shperngulen ne amerike ( e shkruaj me germa te Volga) vrane prej vitit 1450-1550 mbi 140 milion native Indian.Te njejten agjende e aplikojne edhe sot.Pretekst droga.Nji apije(one pill) ne ShBA kushton 8-10 mije dollare.(Eshte droge apo jo).Martin Shkreli e arestuan se e ngriti cmimin e pills nga 15$ ne 750$.ate njejtat tani i shesin nga 8-10 Mije dollare.SHBA eshte nji union dragonash qe Vetem dine te bejne lufte Dhe asgje tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa per dijeni

      O kari po shfryji pak numrat se ti ja shkerdheke nenen historise. Kontinenti u zbulua ne 1498 dhe kolonia e pare zyrtare u vendos ne fillim te 1600. Nuk ka pasur kurre 140 milion vendas se vete usa sot eshte 350 milion pas 400 vitesh kolonizim, emigrim dhe shtim natyral permes qirjes mashkull-femer. Sot ne Usa jetojne rreth 6 milion vendas (indianet) dhe ne kohen e vendosjes se koloneve mendohet qe fiset nomade indiane te Amerieks se veriut te ishin rreth 3 milion te shperndare ne gjithe ate qe sot eshte USA, nje territor ky me i madh se Europa. Prandaj dhe kolonet paten sukses ne zaptimin e tokave se vendasit ishin shume pak e te shperndare ne nje territor aq te madh. Dicka me ndryshe situata ne ameriken latine ku kolonizatoret spanjoll e portugez pervec semundjeve qe sollen e qe bene kerdine e perdoren ne menyre shume efikaze Rrocken duke perziere faren dhe rracen e duke bere qe elementi vendas sot te jene Metise pra gjakperzier mes vendasve e europianeve. Kjo duke shfrytezuar edhe zakonet e vendasve qe seksin e kishin per qejf dhe si nje qerasje ne cdo fis e fshat qe venin vizitore, zakon ky qe ende ndiqet nga fiset e mbetur nomade ne pyjet e Amazones.

      Përgjigjjuni
    2. d
      dikur

      Ka një shprehje që na vjen nga koha e një prej perandorive më jetëgjata që ka sunduar këtej nga anët tona "Perandoria Osmane " Kur të "ashtush" Kadiu nuk ke se ku të qahesh." Kjo është edhe situata në të cilën do bëhet gjygji i Maduros.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje