New York Times: Të paktën 40 të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

4 Janar 2026, 10:10Bota TEMA
New York Times: Të paktën 40 të vrarë gjatë arrestimit

Të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe ushtarë, janë vrarë gjatë operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë që synonte kapjen e Presidentit Nicolas Maduro, raportoi New York Times.

Gazeta citoi një zyrtar të lartë venezuelan, i cili foli në kushte anonimiteti, të ketë thënë se “të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe ushtarë, u vranë në sulm”.

Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës se operacioni përfshinte një fushatë të gjerë ajrore që synonte neutralizimin e mbrojtjes ajrore të Venezuelës përpara vendosjes së forcave tokësore.

Më shumë se 150 avionë amerikanë morën pjesë në operacione, duke goditur infrastrukturën ushtarake për të lejuar trupat të transportoheshin me helikopter në zonën ku ndodhej Maduro .

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar publik nga Shtëpia e Bardhë ose Pentagoni për numrin e viktimave ose për fushëveprimin e plotë të operacionit ushtarak.

2 Komente

  1. A
    Amerika luan rolin e te fortit me te dobtin

    Ca jane 40 te vrare per amerikanet kur ata kane vrare miliona nga te vetet e vendet qe kane pushtuar nga vietnami,koreja,iraku,sirija e afganistani e kudo neper bote

    Përgjigjjuni
    1. 7
      777

      Si ka mundësi , vetëm 40 të vrarë nga 150 avjon amerikan, ata saksi me lule po të kishin hedhë do vdisnin me qindra, por unë pashë vidjon dhe nuk mu duken tuba lulesh, por nga ato lulet që ka zakon e hedh Amerika kudo në botë si kampione e demokracisë që po na i thonë këto intelektualët tonë aq të këndushëm dhe medjat me analistat e famsm që dinë shumë. Le më qeveria jonë nëpërmjet Spiropalit ministres së jashtme Shqiptare që i bën jehonë vrasjeve të popullsisë civile venezueljane ( nga ushtria pushtuese Amerikane. Këtë e thashë unë , jo Spiropali) sepse qeveria jonë me pjesen e qeverisë së presidentes Kosovës me një pjesë të qeverive Europjane , thojnë që Trampi ka hedh ndihma jo predha e bomba , por oriz dhe makarona se Ushtrisë amerikane me presidentave të tyre u dhimsen popujt e botës.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje