Mbretëria e Bashkuar e konsideronte Maduron një President jo legjitim/ Starmer: Qeveria britanike synon tranzicion të sigurt dhe paqësor në Venezuelë

4 Janar 2026, 09:22Bota TEMA
Mbretëria e Bashkuar e konsideronte Maduron një President jo legjitim/

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, refuzoi të shprehej nëse veprimi ushtarak mund të ketë shkelur apo jo të drejtën ndërkombëtare.

Në një intervistë për emisionin “Sunday with Laura Kuenssberg” të BBC-së, të shtunën në mëngjes, ai nuk i dënoi sulmet amerikane. Starmer tha se po pret të sqarohen të gjitha faktet, por theksoi se nuk do t’i shmanget kësaj çështjeje, duke shtuar se është një “mbrojtës i përjetshëm i së drejtës ndërkombëtare”.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka qenë e përfshirë në këto sulme dhe Sir Keir bëri të ditur se nuk kishte folur me Donald Trump për operacionin.

Më vonë gjatë së shtunës, ai shkroi në platformën X se Mbretëria e Bashkuar “e konsideronte Maduron si një president jolegjitim dhe nuk derdh asnjë lot për fundin e regjimit të tij”.

“Qeveria britanike do ta diskutojë situatën në zhvillim me homologët amerikanë në ditët në vijim, ndërsa synojmë një tranzicion të sigurt dhe paqësor drejt një qeverie legjitime që pasqyron vullnetin e popullit venezuelian”, shtoi ai.

2 Komente

  1. k
    katundari

    Dje thoshte qe Britania nuk ishte pjese e aksionit ushtarak duke distancuar vehten si nje mosaprovim te tij dhe sot thote qe Maduro ishte jo legjitim..!!!! Britania eshte si Greqia e pabese…..!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurjozi

      Edhe unë jam dakort që presidenti I ç'do shtei të jetë legjitim . Vetëm se desha të kuptoj se kush e cakton nëse një president është apo nuk është legjitim ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje