VIDEO/ U arrestuan nga forcat amerikane, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

3 Janar 2026, 23:18Bota TEMA
VIDEO/ U arrestuan nga forcat amerikane, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e

Një avion që transportonte presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, kanë mbërritur në Stewart Air National Guard Base në Nju Jork, kanë bërë të ditur zyrtarë federalë amerikanë.


Maduro pritet të dalë javën e ardhshme para gjykatës federale në Manhattan, ku do të përballet me akuza për trafik droge dhe armësh.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se pas rrëzimit të Maduros, Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë për një kohë të pacaktuar Venezuelën” dhe do të marrin nën administrim rezervat e mëdha të naftës të vendit.

Ai tha se kompanitë amerikane do të ftohen të investojnë miliarda dollarë në industrinë venezueliane të naftës, ndërsa konfirmoi se trupa amerikane do të kenë prani në territorin venezuelian “sa i përket çështjeve të naftës”.

Liderja e opozitës, María Corina Machado, ka bërë thirrje që vendin ta drejtojë një figurë opozitare, duke e konsideruar rrëzimin e Maduros si një moment kritik për tranzicionin politik.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Venezuelës këmbëngul se Maduro vazhdon të jetë presidenti legjitim i vendit, duke e quajtur ndërhyrjen amerikane shkelje të sovranitetit të Venezuelës.

Në Karakas, shumë venezuelianë kanë shprehur reagime të përziera: një pjesë shpresojnë në fundin e krizës politike dhe ekonomike, ndërsa të tjerë kanë frikë nga përshkallëzimi i tensioneve dhe paqëndrueshmërisë.

Venezuela prej vitesh ndodhet në krizë të thellë ekonomike, me inflacion rekord dhe largim masiv të qytetarëve drejt vendeve të tjera. Me nisjen e procesit gjyqësor ndaj Maduros në SHBA, vëmendja ndërkombëtare mbetet tek fati politik dhe ekonomik i vendit.

 

7 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    Nuk besohet ajo qe thuhet ne kete artikull se " Venezuela prej vitesh ndodhet ne krize te madhe ekonomike dhe ne nje inflacion te rende",per arsye se Venezuela eshte nje vend i pare ne bote per pasurine e saj nentoksore siç eshte nafta. Kjo eshte propagandee keqe qe i sherben amerikaneve. Sulmi ii sotem nga Amerikanet ne Venezuele eshte i padrejte.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhambazi

      Amerika ky shtet terrorist , qe mbulohet me petkun e demokracise po ka sjelle vecse luftra dhe vjedhje pasurise te shteteve te tjera,.Si eshte e mundur te rrembesh presidentin e nje shteti tjeter.Cilat jane akuzat ,ai as nuk eshte i kerkuar nga gjykata nderkombetare si miku yt israelit ,pse nuk e ben me russine o zigolo i amerikes pa te shkerdhejne ate escorten ruset.Shpresojme qe kina te sulmoje Tajvanin se shpejti ,atehere do shikojme bythen e usas,Evropa duhet te shkeputet nga usa dhe te bashkoje interesat me kinen

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Ik more mut në Turqie apo në Rusie e leri komntet në gjuhën Shqipe...

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emilio

          O loqe, te qifte putanat kina.

          Përgjigjjuni
        2. N
          NWO Satanic Cult

          Venezuela nuk ka banke Rothchildesh andaj sherbetori Trump ju beri nje nder t’vogel…zgjohuni njerez e shifni supremacine cifute

          Përgjigjjuni
          1. t
            tironsi

            maduro ishte diktator, shtypes dhe hajdut i popullit te tij, kopil rus e kinez, facilitues i droges si dulla me cigaret kontraband i her e i koh. pyetja eshte, cdo ndodh tani ne venezuel, do shkojne trupat amerikane me marr naften????? nese amerika krijon nje shtet demokrat, te qendrueshem, te orientuar nga perendimi, me shtypjen e korrupsionit dhe me tregtine e lire te naftes ose cfare te duan, atehere trampi eshte gjeni. po u be irak nr 2 trampi eshte trap dhe i kompromentuar. te shohim, afganet thoshin" you have the watches but we have time"...

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fieraku Demokrat

              Amerika eshte mbreti i botes. Te gjitha shtetet e botes duhet ti nenshtrohen Amerikes dhe jane te detyruara ti paguajne nje taks asaj .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje