Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, duke shprehur solidaritet me popullin e këtij vendi të Amerikës së Jugut përballë asaj çka Moska i referohet si “agresion i SHBA-ve”.
Biseda u zhvillua të shtunën, pak pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se, pas sulmeve në shkallë të gjerë ndaj Venezuelës, forcat speciale amerikane kishin kapur dhe nxjerrë nga vendi udhëheqësin e saj, Nicolas Maduro.
“Lavrov shprehu solidaritet të palëkundur me popullin venezuelian përballë agresionit të armatosur,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse, duke shtuar se Moska do të vazhdojë të mbështesë politikën e Venezuelës për mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare.
Sipas ministrisë, si Lavrov ashtu edhe Rodríguez “shprehën mbështetjen e tyre për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën përmes dialogut”. Të dyja palët riafirmuan gjithashtu angazhimin për forcimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik Rusi–Venezuelë.
Sipas Kushtetutës së Venezuelës, Rodríguez është e radhës në vijën e pasuesve të detyrës së Presidentit, që tanimë nuk mund të kryejë detyrat e tij. Megjithatë, Trump ka theksuar se SHBA-të do ta drejtojnë Venezuelën deri në tranzicionin e pushtetit.
Solidariteti mori fund tradhtaret e Maduros u shiten tek Amerikanet dhe e tradhtuan vendlevizjen e ti por nji gje nuk kuptohet njgjarja ndodhi 30 minuta dhe ne kete kohe nuk pati asnji alarmim te ushtris ku ushtria nuk dinte as gje askush nuk i zbuloj helikopteret Amerikan kjo tregon dobesine ne ushtri ,dhe tani flet Rusia per solidaritet nji gje qe nuk dote ekzistoj populli eshte lodhur me varferine dhe dote ndjekin rugen e Amerikaneve me mbajtjen e zgjedhjeve populli nuk dote votoj per socialistet keshtu faji nuk doti jepet Trumpit gabimet mbeten te keq pregaditje kur ata i dinin kercenimet .
Mor hajvan, a i kupton ato që shkruan? Po i ke bërë lëmsh, sefillon majtas, kthehesh lart,, dridhesh djathtas për të përfunduar poshtë. Me një fjalë si kohë pusi.
O laver, ti bën detyrën. Thua nja dy fjalë për të justifikuar rrogën që merr, por e di fare mirë se kjo që ti e mbështet, e di fare mirë që e mbështetura tënde nuk vlen. Sepse ajo e di fare mirë që ti e di se ajo shiti Maduron. Se ajo zgjodhi humbjen më të vogël. Ti e di gjithashtu se sado që ta mbështesësh prapë nuk ke takat. Pavarësisht se interesat e diktaturës tënde duan që Venezuela të qëndrojë në këtë gjendje që është. Një Venezuelë që hyn në prodhimin global të hidrokarbureve me një ritëm të lartë, do të ta lerë diktaturën tënde pa brekë në bythë.
Doren ne qafe e gishtin ne bythe