Kongresmenia amerikane Marjorie Taylor Greene ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për operacionin ushtarak në Venezuelë, duke e cilësuar si një lëvizje të qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë të vendit.
“Heqja e Maduro-s është një lëvizje e qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë venezueliane,” ka shkruar ajo në një postim X, duke shtuar se kjo do të shërbejë për “luftën e ardhshme të qartë për ndryshim regjimi në Iran”.
Greene shtoi se amerikanët janë të lodhur nga agresioni i pafund ushtarak dhe mbështetja për luftërat e huaja, të cilat sipas saj u kushtojnë taksapaguesve amerikanë. “Shumë në lëvizjen Maga mendonin se kishin votuar për t’i dhënë fund gjithë kësaj. Miq, sa gabim kemi qenë!” përfundoi ajo.
Sjellim ndërmend se pas një operacioni amerikan të zhvilluar në Karakas në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kapën presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro si dhe bashkëshortja e tij, të cilët po transferohen për në Nju Jork.
Presidenti amerikan Donald Trump iu përgjigj këtë mbrëmje pyetjeve të gazetarëve mbi operacionin në Venezuelë dhe mundësinë që SHBA-të të përfshihen në administrimin e vendit pas kapjes së Nicolás Maduro-s.
Trump theksoi se administrimi i Venezuelës do të bëhet momentalisht nga SHBA-të, derisa të sigurohet një tranzicion i drejtë dhe i sigurt. Ai u shpreh se kjo nuk do të kushtojë asgjë për Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se pasuritë e vendit, veçanërisht nafta, janë jashtëzakonisht të mëdha. “Epo, e dini, kjo nuk do të na kushtojë asgjë, sepse paratë që dalin nga toka janë shumë të mëdha,” tha ai.
Trump premtoi se kompanitë më të mëdha amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar dhe për të rikthyer prodhimin. “Ne do të fusim kompanitë tona shumë të mëdha amerikane të naftës, më të mëdhatë kudo në botë, të shpenzojnë miliarda dollarë, të rregullojnë infrastrukturën e dëmtuar rëndë dhe të fillojnë të sjellin të ardhura për vendin,” u shpreh Trump.
I pyetur për marrëdhëniet me vende si Kina, Rusia dhe Irani, Trump tha se SHBA-të janë të fokusuara tek biznesi i naftës: “Sa i përket vendeve që duan naftë, ne jemi në biznesin e naftës. Do t’ua shesim. Do të shesim naftë.”
Bravo Marjorie. Ne fillim , te urreja, por ka gati nje vit qe e ve gisthin ne plage duke denoncuar nate dhe lobin cifut. Qeveria amerikane eshte e kontrolluar plotesisht nga AIPAC ( lobby cifut) . Cifutet percaktojne deri ne detaje politiken e jashtme amerikane. Te gjithe senatoret pro cifut ne Amerike i bene nje presjon shume te madh Trumpit per te sulmuar Venezuelen , duke i tundur para hundeve naften e saj , njesoj sic i tundin ujkut mishin e fresket para hundeve . Ata e dine shume mire se tani kane nje precedent per te sulmuar Iranin ( qellimi i kahershem i Izraelit).
Sa më pëlqen ky Trampi ! Njeri më I sinqertë dhe transparent nuk mund të gjendet.
Kjo po del si kerpurdha pas shiut kunder Trump, po aktivizohen mushkonjat per te pickuar si ne presidencen e pare…..!!
o koqe,kjo ishte një nga mbështetëset e tij më të flakta,por kur e sheh se çfarë muti ka mbështetur dhe budallai të vihet kundër!!portokalliu me çështjen epsetin kaloi çdo limit dhe për budallenjt!të vetmit që i kanë mbetur janë pedofilët,përdhunuesit dhe ata që për para vrasin dhe vetveten!!ti ke cili grup bën pjesë??tek idiotët??