Presidenti Donald trump deklaroi në konferencën e jashtëzakonshme që po mban në Mar a Lago se novelistja Machado nuk do të jetë në krye të Venezuelës. Trump bëri të ditur se do të jetë një ekip amerikan që do të punojë me zëvendëspresidenten aktuale të Maduros.
María Corina Machado është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për vendin e saj, siguroi Donald Trump. Sipas presidentit amerikan, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen dhe udhëheqësja e opozitës "nuk ka mbështetje në vend". Trump shtoi se nuk kishte qenë në kontakt me të.
Trump: "Maduro u përpoq të arratisej në një bunker"
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u përpoq të strehohej në një bunker para se të kapej nga forcat amerikane. "Bunkeri ishte i gjithi prej çeliku dhe ai nuk mundi të shkonte te dera sepse djemtë tanë ishin shumë të shpejtë. Ata e kapërcyen rezistencën shumë shpejt. Dhe kishte shumë rezistencë", shpjegoi ai. "Ai po përpiqej të shkonte në një vend të sigurt, i cili nuk ishte i sigurt, sepse ne do ta kishim shpërthyer derën në rreth 47 sekonda - mendoj se 47 sekonda, thonë ata, mesatarisht, pavarësisht se sa e trashë ishte blindimi. Ishte një derë shumë e trashë, një derë shumë e rëndë. Por ai nuk mundi ta mbyllte atë," theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Në Venezuelë, "do të ketë një ekip, ne do të sigurohemi që qeveria të funksionojë pa probleme, ne do të marrim përsëri infrastrukturën tonë të naftës, miliarda dollarë do të na rimbursohen dhe ne do ta çojmë naftën aty ku duhet të shkojë, ne do të sigurohemi që të kujdesemi për popullin venezuelian." Kjo u deklarua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një konferencë shtypi nga Mar-a-Lago, duke folur për operacionin ushtarak amerikan në Venezuelë.
Po thuaje hapur qe ta dorezuan te lidhur dhe leri llogjet me forca speciale o karagjoz mashkull . Fakti qe do lesh ne fuqi zv. e Maduros e provon dicka te tille .
Nuk më vjen aspak keq për Maduron , por per Venezuelën . Si është e mundur të sulmosh nje vend , nje popull që jeton ne token e tij , te instalosh një qeveri kukull për interesat e tua , për të vjedhur burimet e naftës dhe ta quash vehten lider global ? Nuk ka asnje ndryshim midis këtij Trampit dhe Putinit apo diktatorëve më të ndyrë që ka njohur historia. Turp, turp për Ameriken !
Po kjo dihet. SHBA-ve nuk u plas per demokracine në Venezuelë. Jane gati të bashkepunojne me një qeveri të dhjerë të korruptuar, se sa të lejojne që një njeri si Machado, sovrane dhe e pavarur të marrë pushtetin. Ku i dihet se çfare u pjell me Machadon. Keshtu që, ik Machado se nuk na duhesh. Zv-presidenti ka pranuar të bëjë çfarë u themi ne.
bota e mjere ku po shkon