Kryeministri Keir Starmer tha se Britania nuk ishte e përfshirë në sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës të shtunën dhe se është e rëndësishme të respektohet e drejta ndërkombëtare. Siç shkruan Reuters, Starmer shtoi se dëshironte të fliste me presidentin amerikan Donald Trump për të kuptuar saktësisht çfarë kishte ndodhur.
Trump deklaroi në një postim në rrjetet sociale herët të shtunën se forcat amerikane kishin kapur presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe e kishin larguar nga vendi, ndërsa zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez tha se nuk e dinte vendndodhjen e Maduro-s apo nëse ai ishte ende gjallë.
“Është qartësisht një situatë që po zhvillohet me shpejtësi dhe ne duhet të përcaktojmë të gjitha faktet,” tha ai në një deklaratë për transmetuesit britanikë.
“Dua të flas me presidentin Trump. Dua të flas me aleatët. Mund të jem absolutisht i qartë se ne nuk ishim të përfshirë … dhe gjithmonë them dhe besoj se duhet të respektojmë të gjithë ligjin ndërkombëtar,” shtoi ai.
Nigel Farage, lideri i partisë Reform UK, e cila aktualisht kryeson sondazhet, tha se besonte që veprimet e SHBA-ve shkelin të drejtën ndërkombëtare “por nëse i bëjnë Kinën dhe Rusinë të mendojnë dy herë, mund të jetë një gjë e mirë”.
Starmer, ish-avokat për të drejtat e njeriut, tha gjithashtu se ministria e jashtme po punon për të siguruar që rreth 500 qytetarë britanikë në Venezuelë të mbeten të sigurt. Ministria e jashtme britanike këshillon kundër çdo udhëtimi në Venezuelë.
Shikojeni sapo te marrin llokmen e vet te pasurive nentoksore te Venezueles, do rreshtohet pas Pirateve te Karaibeve.
Qe do të thotë se, herë të tjera kur kanë ndodhur sulme të tilla, qeveria Angleze ka qënë pjesë e procesit.
Po Britaniket as qe i ftoji njeri ne kete aksion total american... Nuk ka nevoje Amerika per Britanine qe gjithmon i ka shkuar pas per te fituar kredit politik ne bote....
Bythqir ngele gjithe jeten o Shtrems