Nga Fatos Çoçoli
Në mesnatën e së premtes, forcat speciale të ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës arrestuan në shtëpinë e tij në kryeqytetin venezuelan Karakas, Presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro.
Maduro akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se drejton një narko-shtet. Për 13 vite, pasi diktatori i Venezuelës Hugo Chavez, që vuante nga një sçmundje e pashërueshme, e caktoi si trashëgimtarin e tij politik, ai sundoi për vite me radhë, duke shtypur opozitën dhe duke mbajtur zgjedhje që bashkësia ndërkombëtare i konsideron tërësisht të manipuluara.
Arrestimi i Maduro nuk është thjesht lajmi i ditës i mbarë botës. Ai përbën një thyerje të një dogme të vjetër dhe të rrezikshme: se kush kap pushtetin, i shpëton ligjit. Për dekada, liderë autoritarë kanë sunduar me bindjen se shteti është mburojë personale, se presidenca është amnisti dhe se koha fshin krimet. Arrestimi i Maduros e rrëzon këtë mit në mënyrë brutale dhe përfundimtare.
Venezuela, vendi i tetë në botë më i pasur në naftë, nuk është thjesht një vend tejet i varfër sot dhe në krizë. Ajo përfaqëson një shtet të shkatërruar nga pushteti absolut, me miliona qytetarë të larguar, me varfëri ekstreme, mbi pasuri energjetike kolosale dhe me një aparat shtetëror të kthyer në instrument represioni personal. Ky kolaps ka emër dhe përgjegjësi politike. Dhe për herë të parë, kjo përgjegjësi trokiti fuqishëm tek dera e njeriut që e mishëron.
Arrestimi i Maduros ka një domethënie të qartë: krimet shtetërore nuk janë çështje ideologjie, por çështje ligji. Nuk ka rëndësi nëse një regjim vetëquhet socialist, anti-imperialist apo “popullor”. Kur shteti burgos, torturon, shtyp dhe varfëron popullin e vet, drejtësia nuk negocion me retorikë.
Për qytetarët venezuelianë, ky akt është njohje e vuajtjes së tyre. Për miliona njerëz të detyruar të braktisin vendin, për familje të shkatërruara, për breza të humbur, arrestimi i Maduros është prova se bota demokratike nuk i ka normalizuar krimet e pushtetit të tij.
Për vetë Amerikën Latine, arrestimi përbën një paralajmërim të ashpër. Epoka e liderëve që mbahen me zgjedhje të manipuluara, ushtri të politizuara dhe drejtësi të kapur po hyn në territor të rrezikshëm. Askush nuk është më i sigurt, pas karriges së presidencës. Asnjë flamur ideologjik nuk mjafton për të fshehur krimet.
Për rendin ndërkombëtar, arrestimi i Maduros është prova e vonuar e koherencës morale, të cilën SHBA-të e bënë realitet. Drejtësia globale, e përfaqësuar nga Gjykata e Hagës e Krimeve ndaj Njerëzimit, është shpesh e sulmuar për selektivitet: disa drejtues ndëshkohen, të tjerë tolerohen, të tjerë mbahen kot prapa hekurave, si në rastin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, një arrestim real, si ky i Maduros, ka peshë historike.
Sigurisht, ky veprim i SHBA-ve ka rreziqe. Çka mbetur nga rregjimi i shkërmoqur i diktatorit venezuelan do ta përdorë si narrativë viktimizimi. Do të flasë për komplot, imperializëm dhe ndërhyrje. Por kjo është armë e konsumuar. Asnjë retorikë nuk justifikon kolapsin e një vendi të tërë.
E vërteta është kjo: arrestimi i Maduros nga SHBA-të nuk është hakmarrje politike. Eshtë vetëm dhe thjesht rikthim i kufijve mes pushtetit dhe krimit.
Ai shënon një precedent të frikshëm për të gjitha rregjimet diktatoriale sot në botë dhe një shpresë reale për qytetarët po ashtu kudo në botë. Dhe mesazhi është i qartë. Pushteti absolut mund ta zgjasë një regjim, por nuk e shpëton nga përgjegjësia.
Pushteti nuk është më garanci për paprekshmëri. Epoka e amnistisë politike po mbyllet dhe përgjegjësia penale personale e drejtuesve po del e qartë. Amerika Latine dhe mbarë bota kanë histori grushtesh shteti dhe amnistish, por shumë pak histori ndëshkimi institucional të liderëve në pushtet.
O Çoçole, nuk vajtën amerikanët për të vendosur demokraci dhe mirëqenie, o toç kukle. Kanë vajtur për të plaçkitur, t'i kundërvihen BRIKS dhe t'i shërbejnë Izraelit.
Maduron e dorezuan te amerikanet njerezit e tij me te aferm me pelqimin e Putinit. Eshte operacion propagande per te rritur figuren e portokalles . Perrallat me forca speciale vetem idiotet i marrin per te verteta. Vete portokalliu e pohoi se ne qeverine e re disidentet s'do marrin pjese dhe amerika do qeverise me ata qe jane akoma ne fuqi , pra me njerezit e Maduros .
Hamasistet, Putinistet dhe Maduristet te gjithe te mbledhur ne nje kosh plerash, qe mbajne ere te keqe! Ju maskarenj mashtroni dhe keqperdorni tezat majtiste, per te kamufluar kriminalitetin dhe poshtersine diktatoriale te ketyre maskarenjve politike! Demokracia e vertete e popullit nuk ka asnje lidhje me diktaturat kokainiste si te Maduros, synimet perandorake si Putana apo aktet gjenocidale te nazi-islamisteve te Hamasit. E majta e vertete nuk ka asnje lidhje me keta maskarenj te botes se sotme dhe ju qe perdorni idete e majta per te mbrojtur keta plera te njerezimit, mund te jeni gjithcka, por jo majtiste!
Ne qofte se Maduro u arrestua sepse qendronte ne pushtet prej 13 vitesh me zgjedhje te manipuluara atehere perse portokalliu Trap perqafon Putinin dhe negocion me te si mikun e tij? Boll na hapet barkun me mashtrime dhe bythelepirje sepse Trapi sulmon nje vend tjeter dhe merr peng presidentin vetem kur i duhet nafta dhe pasurite e pafundme te Venezueles. Amerikanet sulmojne nje vend tjeter sa here ju duhet te terheqin vemendjen nga problemet e tyre.Tashme jane dokumentet e pedofileve te Epshtein dhe problemet me ekonomine qe e detyrojne Trapin te sulmoje Venezuelen. Pak fjale per politikanet e peshtire bythelepires shqiptare te te gjitha partive se ngjyra nuk egziston pasi jane kameleone.Cfardo te beje Trapi qofte edhe duke shkelur te drejten nderkombetare dhe rrezikuar sigurine e botes ju do jeni te paret qe do fusni gjuhen te bytha e plakut porokalli dhe do lepini me kenaqesi.Jeni turpi i ketij kombi dhe simboli i pafytyresise .
Shume te bukur e ke emrin!
Po sa banore ne SHBA jetojne ne varferi simbas indeksit jane 40miljon qe mvaren per ndihmen ushqimore dhe SHBA don ta zhduki varferine ne Venecuelle qesharake edhe sikur te vdes i gjith populli nga uria nuk ju intereson SHBA,ve por interesi eshte Nafta te konfiskohet dhe ti shitet lire Amerikaneve kurse te veten tjua shesin shtrejnte Evropes Idiote ky eshte qellimi i imperializmit Amerikan.
Ik o katunar pi ndonje gote dhalle, po shif se mos eshte nafte edhe ajo...