Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se nëse përpjekjet diplomatike nuk arrijnë ta detyrojnë Rusinë t’i japë fund luftës, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet.
“Nëse Rusia i bllokon të gjitha këto përpjekje dhe nëse partnerët tanë nuk e detyrojnë Moskën ta ndalë luftën, atëherë ekziston një rrugë tjetër: do të mbrohemi”, tha Zelensky, duke iu përgjigjur pyetjeve për ndryshimet e fundit në zyrën e tij dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Zelensky njoftoi se ka emëruar kreun e shërbimit të inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si shef të Zyrës Presidenciale, një nga postet më të rëndësishme në vend. Po ashtu, ai shprehu synimin që, me miratimin e parlamentit, të zëvendësojë ministrin aktual të Mbrojtjes, Denys Shmyhal, me ministrin e Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, ndërsa Shmyhal pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Energjisë.
“Për vendin tonë ekzistojnë dy rrugë: ajo e diplomacisë dhe ajo e vazhdimit të konfliktit, nëse Rusia refuzon ta ndalë luftën”, theksoi Zelensky.
Ndërkohë, këshilltarë për sigurinë nga 15 vende aleate të Ukrainës, si dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s, u mblodhën sot në Kiev. Përpjekjet diplomatike janë intensifikuar që nga nëntori, me nismën e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, mori pjesë në takimin e Kievit përmes lidhjes në distancë.
Megjithatë, Zelensky kërkoi që “Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë më shumë presion” ndaj Moskës, në një kohë kur Rusia ka paralajmëruar ashpërsim të qëndrimit në negociata, duke akuzuar Kievin për sulme me dronë, përfshirë një incident të dhjetorit pranë një rezidence të presidentit Vladimir Putin.
Pa ndihmen e perendimit dote kishte kapitullim ne Ukraine e dyta Rusia nuk don ta shkateroj Ukrainen por vetem clirimin e Donbasit ku jeton nji popull Rusishfoles por mos e tepro se dote humbasish edhe ma shum .
Mbroheni sa të mundeni dhe si të mundeni ,sepse është e drejta juaj hyjnore që të mbroni shtëpinë tuaj nga barbarët Rus. Dikur Lenini I madh thoshte për Rusinë se është burgu I popujve,dhe kjo vërteton ç'do dite thënie e tijë
SAM. KUR. U BERE. ME. LENININ. SEPSE. LENINI. KETE. SHPREHJE. E. THA. PER. KOHEN. KUR. RUSIJA. KISHTE. DREJTUES. ROMANOVET. PRA. CARIN. DHE. LENINI E. SHPETOI. RUSINE. NGA. BURGU. CARIST
Sa luftra të brendshme ka bërë Rusia vetëm 30 vitet e fundit Dy luftërave në Çeçeni, nje në Dagestan,pastaj lufta në Gjeorgji dhe së fundi në Ukrainë. A nuk është ky burgu I popujve dhe shprehja e Leninit qëndron Të gjitha perandoritë zhduken një ditë sepse lavdia nuk zgjat gjatë
Ha ha ha ...kujdes Zhele se me duket e hengre si Maduro ene ti !!! Tramp siç duket i dha driten jeshile Putin-it me rrembimin e Maduros ...dmth kape ene ti Zhelen, rrembeje dhe denoje ne Rusi ,keshtu lufta mbaron dhe te dy superfuqite jane te kenaqur me ndarjen e teritoreve !!!Tramp naften e Venezueles ndersa Putin Ukrainen .