Reza Pahlavi, princi i kurorës në mërgim i Iran, është shprehur kundër çdo negociate me regjimin në Teheran dhe ka bërë thirrje për më shumë protesta brenda vendit.
Ai foli në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Teksas, ku u prit me duartrokitje nga aktivistë dhe ligjvënës republikanë. Pahlavi tha se negociatat me regjimin iranian do të jenë vetëm një mënyrë për të fituar kohë, mashtruar dhe vjedhur, duke shtuar se Teherani nuk do të jetë partner i ndershëm për paqen.
“E vetmja gjë për të cilën mund të mbështeteni te mbetjet e këtij regjimi është të blinin kohë, të mashtronin dhe të vidhnin,” theksoi ai, duke paralajmëruar se regjimi do të vazhdojë me taktikat e tij të vjetra xhihadiste për të kërcënuar Amerikën dhe interesat e saj.
Pahlavi u bëri thirrje iranianëve të protestojnë përsëri kur të vijë momenti i duhur, duke përshkruar veten si një opsion të mundshëm për të udhëhequr një qeveri të re. Ai mori duartrokitje të forta kur i kërkoi turmës të imagjinonte një Iran ku brohoritjet “Vdekje Amerikës” zëvendësoheshin me “Zoti e bekoftë Amerikën”.
Sipas Pahlavit, protesta të qëndrueshme mbarëkombëtare janë mënyra për të sfiduar regjimin dhe për të hapur rrugën për ndryshime politike brenda Iranit. Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur skepticizëm për udhëheqjen e një qeverie të re nga jashtë, duke sugjeruar se një kandidat brenda vendit mund të jetë më i përshtatshëm
Amerika ka nocione perfundimtare te Demokracise. Te majten ekstreme e neutralizone e djathta serioze. Edhe per Shqiperine, ajo nuk zgjodhi Mbretin Zog por zgjodhi Mithat Frasherin. Ajo dyshone se me mbreterit, te cilet mundohen te vene ekuiliber nga pikpamja matrimanuale(memesore), revolucionaret rishfaqen serish. Kujtoni mbretin Zog. Qemal Stafa bertiste ne sallen e gjyqit: Jam Komunist. E denonin me vdekje dhe serish lirohej pas nje jave. Bahri Omari fshihte ne vilen e tij Enver Hoxhen. Mbase Amerika ka te drejt, te shohim çopsion do pranoje per sherimin e Iranit ku Garda Revolucionare asht e lidhur me Atjollahet. Pra e reja revolucionare ka arritur te sinkronizohet me te vjetren e çorientuar. Edhe ne Shqiperi ka egzistuar ne nje perqindje te vogel, lidhja midis revolucionareve dhe klasave te pasura. Kjo tergone se sistemet totalitare duhet te kalojne neper filter purifikimi te plote. Une mendoje se rikthimi i mbreterive ne keto raste, asht nje nisje me e bute per ta realizuar dekomunistizimin apo derevolunacinarizimin pa pasoja "shternguese" por me nje ndryshim: pake me te zgjatura ne KOHE(!).
Mergata e Qyqeve.Keto monstra te montuara nga çizmja e botes jane vegla qorre te kesaj perandorie ,ku I mbëledh ,ushqen gjithe zoqt e korbit kudo ne çdo cep te globit per djegur e shkateruar vende,per te vrare popuj te pafajshem .Kjo monster eshte si Leka Zogu me kobure ne brez qe kur perballen me popujt vetasgjesohen. Mjerr kush bie viktime e peradorise qe ka zevendesuar Gjermanin Hitleriane,ku kush vend del nga rreshti perballet me pasoja katastrofike te luftrave civile. Ne Shqiperi na u servir Leka Zogu,te cilin pasi çizmja e botes e pa qe nuk gjeti terren, futi ne loje poliagjentin e rekrutuar ne vitet 80 ne Paris te Frances.(deklarata e S.B : Kur isha student mu afruan dy persona "CIA" duke i kerkuar te bashkepunojne me ta)!Eshte kjo çizme qe edhe pse vjedhin,shkaterojne e vrasin popuj i mbron si zogj korrbi,siç vepron sot nepermjet meknizmave te drejtesise per mos ndeshkim te ketyre veglave qorre pa atdhe. Kush me thote ku ka ndryshuar rregjime çizmja e botes nuk ka bere luftra civile duke shkaktuar kaos e djegur vende.