Vuçiç viziton për herë të parë Ukrainën, Moska kërcënon Serbinë

11 Qershor 2025, 15:35Bota TEMA
Vuçiç viziton për herë të parë Ukrainën,

Aleksandër Vuçiç shkel tokën e Ukrainës për herë të parë që prej shpërthimit të luftës.

Presidenti Serb ka udhëtuar në mënyrë surprizë drejt vendit që po i reziston përpjekjes së Rusisë për pushtim, ndërsa pritet të marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”.

Njoftimi vjen nga vetë zyra e presidentit të Serbisë. Kjo nuk është përtypur mirë nga Rusia, që ka ashpërsuar gjuhën me akuza ndaj Beogradit zyrtar se po dërgon në Ukrainë municione dhe armatime.

Zëdhënsja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, përdori një ton kërcënues teksa shtroi pyetjen për vendin aleat se në anën e kujt janë, të Moskës, apo të atyre që i quajti “neonazistë”.

“Ata që flasin për dëshirën për të zhvilluar marrëdhënie me Rusinë, për të ndërtuar një dialog me të, duhet së pari të pyesin veten nëse janë në anën e së vërtetës apo të neonazizmit”, u shpreh zyrtarja.

Zakharova u pyet nga gazetarët nëse kjo vizitë e Vuçiç në Odesa është detyruar nga perëndimi që i bën presion vazhdimisht, pasi javë më parë ishte në Sheshin e Kuq të Moskës për Paradën e Fitores.

“Duhet të shtrohet pyetja se me kë do të shoqërohet. Çfarë idesh do të ndajnë ata që janë atje? Me kë do të identifikohen? Regjimi i Kievit është një regjim që i lavdëroi kriminelët nazistë”, shtoi mes tjerash zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse.

Nga fjalët, Moska kaloi në vepra. Në qytetin ku mbahet samiti Ukrainë-Europa Juglindore, ushtria e Rusisë lëshoi një sulm masiv me dronë dhe raketa. Përveç Odesës, trupat e Putinit kanë bombarduar edhe rajone të tjera. Në Kharkiv raportohen viktima dhe të plagosur, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase konfirmon se ka rrëzuar 40 dronë nga 85 të lëshuar gjithsej.

5 Komente

  1. D
    Detari

    Kujdes ! Jane serbo-orthodhokse te pabese. Te vrasin naten e te qajne diten !

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ortodoksi

      Po ti dekar mos je gje çame, qe paske alergji nga ortodoksia!? Sa per dieni ne viset shqiptare, ku ka mysliman dhe katolik kerkohet besa, nga qe s'kane bese! Mos ngatro fene me politiken e djallit perendimor!

      Përgjigjjuni
    2. p
      pjeter

      Ajt ajt se i njofim keto lojra,beni sikur e shani i Goebbelsin e Milloshit por keni ren dakord te gjithe per kete teater te Vuçiçit,se me nje Serbi te tille,me nje Hungari si Orban,me nje sllovaki si ajo e "Fikut" sllovak ne mes te Evropes,i beni me shume dem Evropes, se sa ta sulmoni ushtarakisht. Jane burrokratet e BE-se qe nuk duan ta kuptojne qe Serbia me njeres si Vuçiç,do jete krimbi qe Rusia mund te breje europen dal nga dale!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arsimtari

        Genjeshtrave "intelektuale" te serbeve,besoj une,iu besojane vetem disa evropiane dhe amerikane pro-ruse e serbe! Serbet,ne kete rast Vuçiç,kurre nuk e thote strombullarin e temes se bisedimeve,por kamuflimin e le per shpjegim!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Teatër i rëndomtë, gjoja Moska i hakërrehet Serbisë, posi posi. Serbia është masha e Rusisë në zemër të Europës.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje