Përplasja me Trump, Musk bën një hap pas: E teprova

11 Qershor 2025, 10:03Bota TEMA
Përplasja me Trump, Musk bën një hap pas: E teprova

Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa komente që ka bërë në rrjete sociale.

Në një postim në rrjete sociale, miliarderi shkroi: “Pendohem për disa nga postimet e mia për Trump javën e kaluar. E teprova.”

Musk dhe Trump, të cilët shiheshin si aleatë të ngushtë që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2024, u përfshinë pak ditë më parë në një shkëmbim akuzash dhe kërcënimesh lidhur me kontratat qeveritare të revokuara dhe thirrjet për shkarkim, pasi njeriu më i pasur në botë kritikoi projektligjin e ri gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet që propozon presidenti republikan.

Musk dha dorëheqjen si drejtues i një agjencie federale të diskutueshme të quajtur DOGE, e krijuar për të reduktuar shpenzimet e qeverisë amerikane. Ai argumentoi se projektligji i ri i Trump për shpenzimet do të rrisë ndjeshëm borxhin kombëtar të SHBA-së – një deklaratë që shkaktoi zhgënjim të thellë te presidenti, i cili e quajti kritikën e Musk “shumë zhgënjyese”.

 

4 Komente

  1. t
    trap trampi

    no honor among these fuckers !

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ketaminovi e ka kuptuar se e ka tepruar me krasnovin,apo krasnovi e ka kapur për bolesh ketaminovin, dhe ky po këndon këngën si do krasnovi?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        No honor on mather fuckers live you o cope muti.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          Mesazhi eshte shume i qarte, se shpejti do te takohen dhe do te kete festime ne Shtepine e Bardhe.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje