Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

10 Qershor 2025, 20:00Bota TEMA

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur kontrollin e programeve të ndihmës së huaj drejt Departamentit të Shtetit.

Sipas një kabllogrami zyrtar të Departamentit të Shtetit, të siguruar nga “The Guardian”, sekretari i shtetit Marco Rubio ka urdhëruar shuarjen e plotë të stafit ndërkombëtar të USAID, ndërsa përgjegjësia për programet e ndihmës së jashtme do të kalojë nën kontrollin direkt të Departamentit të Shtetit.

Ky vendim prek mijëra punonjës të USAID në mbarë botën, përfshirë diplomatët e shërbimit të jashtëm, kontraktorët dhe stafin e punësuar vendas në më shumë se 100 shtete. Ambasadorët amerikanë janë udhëzuar të përgatiten për ndryshimet që do të hyjnë në fuqi brenda katër muajve.

“Në kuadër të Direktives së Sigurisë Kombëtare Nr. 38, Departamenti i Shtetit po thjeshton procedurat duke shuar të gjitha pozicionet ndërkombëtare të USAID,” thuhet në dokument, duke shtuar se “departamenti do të marrë përsipër përgjegjësinë për programet e ndihmës së jashtme të menaxhuara më parë nga USAID”, duke filluar nga 15 qershori.

Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim, por sipar “The Guardian”, Vendimi është firmosur edhe nga Howard Van Vranken, ish-ambasador në Botsvana.

Ky hap vjen pas një “pastrim” drastik që ndodhi në gjashtë javët e para të presidencës Trump, gjatë të cilit administrata, përmes iniciativës së quajtur “Efikasiteti i Qeverisë” (Doge), eliminoi 83% të programeve të USAID.

Në mars, Rubio njoftoi se nga 6,200 programet e agjencisë në mbarë botën, 5,200 ishin mbyllur, ndërsa programet e mbetura do të kalonin nën administrimin e Departamentit të Shtetit.

Mbylljet pasuan një urdhër ekzekutiv të firmosur nga Trump në ditën e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, që pezullonte përkohësisht të gjitha fondet e ndihmës së jashtme deri në një rishikim të plotë.

Megjithëse një përjashtim u dha më vonë për ndihmat humanitare, dyshime mbi të ardhmen e USAID u ngritën pasi faqja zyrtare e saj u zhduk më 1 shkurt. Dy ditë më vonë, stafi mori një email ku u thuhej të mos paraqiteshin në punë, pasi gjatë fundjavës serverët ishin çmontuar dhe drejtuesit kryesorë ishin pushuar ose pezulluar.

Rubio e shpalli veten administrator të përkohshëm të agjencisë, pasi stafi u bllokua nga hyrja në selinë e saj në Uashington.

Në kulmin e këtyre zhvillimeve, Elon Musk, sipërmarrësi miliarder dhe lideri de facto i nismës Doge, u shpreh publikisht me krenari se kishte shkurtuar USAID, duke shpërndarë gjithashtu pretendime të pavërteta për programet e agjencisë, përfshirë edhe një projekt të supozuar 50 milionë dollarësh për shpërndarjen e prezervativëve në Gaza, një pretendim që u hodh poshtë si i rremë./THE GUARDIAN

3 Komente

  1. A
    African from USA

    Amarika ne funde "Katandisi"..si Kokoshi..nje Thele... @@Duket se Misjoni i ZTrampallushit eshte Shkaterrimi i Amerikes.....kuptohet qe Roli i Saj ka rene ndjeshem...ajo nuk eshte me simbol Demokracie..... Amerika nen Trampin......nuk e di se ku Livadhis????????????

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cinxo

      Parata do shkojne tek ata qe punojne, jo per abuzivet hajdute LGBT -#@.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Visi

      Cinxo vërtet mendon se parat e USAIDit ahkojnë për LGBT? Jo mo lal ti paska shplarë trut propaganda saliste, mos shkruaj pa u informuar. Asistenca e USAID it është në fusha si drejtësia, për energjinë dhe informacionin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje