Aktivistja Greta Thunberg është dëbuar nga Izraeli të martën, një ditë pasi ushtria izraelite e konfiskoi anijen me të cilën ajo dhe disa aktivistë të tjerë po udhëtonin për në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Jashtme e Izraelit.
Thunberg u nis me avion drejt Francës, nga ku më pas do të kthehet në vendin e saj, Suedi, tha Ministria e Jashtme e Izraelit në X.
Thunberg ishte në mesin e 12 udhëtarëve në anijen Madleen, e cila po dërgonte ndihma për Gazën, në shenjë proteste kundër luftës së vazhdueshme të Izraelit dhe me qëllim për ta tërhequr vëmendjen mbi krizën humanitare në territorin palestinez, sipas Koalicionit të Flotës së Lirisë, i cili e organizoi udhëtimin.
Forcat detare izraelite e konfiskuan anijen pa ndonjë incident mëngjesin e së hënës, rreth 200 kilometra larg bregut të Gazës, sipas koalicionit, i cili bashkë me grupe për të drejtat e njeriut, thanë se Izraeli e shkeli ligjin ndërkombëtar me këtë veprim.
Izraeli i mohon akuzat, duke thënë se anijet e tilla synojnë ta thyejnë një bllokadë detare ndaj Gazës, të cilën ai e cilëson si të ligjshme.
Anija, e shoqëruar nga marina izraelite, mbërriti në portin izraelit të Ashdodit të hënën në mbrëmje, sipas Ministrisë së Jashtme izraelite.
Adalah, një organizatë për të drejtat ligjore në Izrael që përfaqëson aktivistët, tha se Thunberg, dy aktivistë të tjerë dhe një gazetar ishin pajtuar të dëboheshin dhe të largoheshin nga Izraeli.
Tetë aktivistët nuk pranuan të dëboheshin, dhe po mbahen në paraburgim, prandaj rastet e tyre do të shqyrtohen nga autoritetet izraelite, sipas Adalah.
Grupi shtoi se aktivistët pritet të dalin para gjykatës më vonë të martën.
Sabine Haddad, zëdhënëse në Ministrinë e Brendshme të Izraelit, tha se aktivistët që po dëboheshin të martën kishin hequr dorë nga e drejta për të dalë para gjykatësit. Ata që nuk pranuan, do të dalin para gjykatës dhe do të mbahen në paraburgim për 96 orë, para se të dëbohen.
Ka marre nje pergjigje qe duhej thene kohe me pare….!!
Sikur ka dale nga varri duket, e shkreta. Edhe Modriçi eshte me i bukur.
Po pse mi Greta vetëm fëmijët r Gazës të dhimben? Po ata të Ukrainës nuk janë fëmijë? Apo ashtu ishte një punë, apo këta që të kurdisin ty janë vegla të Hamasit dhe si duket edhe të Rusis? Kjo klloun duhet të ndalohet të vazhdoj aktivitetin e saj. Nga problemet e klimës nuk u shqetësua kur USA u largua nga Konventa e Klimës?