NATO dërgon avionë vëzhgimi në Rumani: Do të monitorohet edhe aktiviteti i rusëve

17 Janar 2023, 16:24Bota TEMA

NATO dërgon avionë vëzhgimi në Rumani: Do të

Në Rumani do të mbërrijnë sot aeroplanë vëzhgimi për të forcuar krahun lindor të aleancës ushtarake perëndimore.
Avionët do të përdoren gjithashtu për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus.

Javën e kaluar, NATO njoftoi se do të vendoste në Bukuresht aeroplanët e vëzhgimit të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS). Atje, avionët do të kryejnë fluturime zbulimi vetëm mbi territorin e NATO-s.


Mjetet fluturuese të vendosura në Rumani janë zakonisht nga Gjermania dhe po dërgohen së bashku me rreth 180 personel ushtarak.

Kujtojmë se Aleanca e ka rritur praninë e saj ajrore në Evropën Lindore dhe Baltik që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.


“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat,” tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu në një deklaratë javën e kaluar.

“AWACS-ët tanë mund të zbulojnë aeroplanë qindra kilometra larg, duke i bërë ata një faktor kyç për parandalimin dhe qëndrimin mbrojtës të NATO-s.”

1 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Gabojn rende keta te perendimit, qe kujtojn se intelekti i popujve qe jane nen ombrellen e Natos eshte aq i ulet sa ç'do prapagand e tyre keta popuj e han sapunin per djath. Jo mor zotrinj ata avion dergohen per zbulim e jane komplet ne sherbim te luftes ne ukrain e jo per te mbrojtur kufijet e aleances. Po mjer populli i thjesht i ukraines, rusis dhe i europes qe po paguajn haraçin per nje grusht pasanikesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje