
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca do të mirëpriste ngrohtësisht Finlandën si anëtaren e 30-të dhe se shteti Nordik duhet të aplikojë.
Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto tha se vendi, që ndan një kufi 1.300 km me Rusinë, do të deklarojë shumë shpejt haapt që do të ndërmarrë për anëtarësinë në NATO.
Analistët thanë se ftesa e Stoltenber ishte plotësisht e ndikuar nga sulmi rus në Ukrainë.
“Mesazhi nga NATO dhe nga unë është që Finlanda e ka vetë në dorë”, -tha sekretari.
Komentet e Stoltenberg vijnë menjëherë pas një takimi të sotëm të ministrave të jashtëm në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë, dhe ndërsa Rusia vazhdon të rizhvendosë forcat në Ukrainën lindore.
Mendohet se Kremlini po përgatitet për një ofensivë në rajonin e Donbasit në ditët në vijim.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i bëri presion të enjten aleancës ushtarake që t'i sigurojë Kievit më shumë armë për t'u mbrojtur kundër forcave ruse. “Armë. Armë. Armë.”/CNBC
vazhdo Nato po do hani ate te gjatin po prit sa te veje ku nuk mban me! kurva!