Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për ta lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës – pas një bllokade disajavore – e mori vetëm pasi aleatët i kishin bërë trysni.
Ai tregoi se aleatët i kishin thënë se nuk do ta mbështesnin Izraelin nëse ka nevojë ta fitojë luftën, në qoftë se vazhdojnë të shohin “pamje të urisë” duke ardhur nga toka palestineze.
Izraeli është dënuar nga agjencitë humanitare të OKB-së dhe nga disa aleatë evropianë, pasi ka ndaluar futjen e mallrave në enklavën e rrënuar nga lufta, përfshirë ushqimin, karburantin dhe barnat.
Izraeli njoftoi të dielën do ta lejohej një sasi “themelore” ndihmash humanitare të hyjnë në Gazë për të parandaluar zhvillimin e “një krize urie”.
Ekspertët e ushqimit kanë paralajmëruar tashmë se bllokada po rrezikonte të shkaktonte uri në Gazë, një territor me rreth 2 milionë banorë.
Gjatë administratës Trump, Shtetet e Bashkuara - aleati kryesor i Izraelit – zakonisht i kanë shmangur kritikat e hapura ndaj Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit dhe fajësojnë këtë grup militant për krizën humanitare.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Megjithatë, SHB-ja e ka theksuar gjithnjë e më shumë krizën në Gazë. Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një vizite të fundit në Lindjen e Mesme - vizitë që nuk përfshiu ndalesë në Izrael - shprehu shqetësim për situatën humanitare në Gazë.
Njëlloj veproi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili gjatë një vizite në Turqi tha se ishte “i shqetësuar” për këtë situatë.
Vendimi për të lejuar ndihmat vjen në një kohë kur Izraeli po e përshkallëzon luftën e tij në Rripin e Gazës, duke thënë se po e bën këtë për të ushtruar trysni mbi Hamasin që ta pranojë një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve të Izraelit.
Nën ofensivën e re nga ajri dhe toka, Izraeli planifikon t’i zhvendosë qindra mijëra palestinezë dhe të sigurojë shpërndarjen e ndihmave brenda territorit.
Netanyahu tha të hënën se plani do të përfshijë “marrjen nën kontroll të gjithë Gazës”, dhe një zëdhënës ushtarak urdhëroi evakuimin e qytetit të dytë më të madh të Gazës, Han Junis.
Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL
Gaza eshte fytyra e vertete e kohes qe po jetojme,eshte turpi i njerzimit.
Kjo eshte Bota sot, Izrali vrases ka akoma aleat...... Vari caret kesaj pune.
As Hitleri nuk e beri te njejten ti me ndihmen e Amerikes keni fuqine dhe mundesine qe ta zhdukni nji popull te varfer qe jetonin para juve ne Palestine ,por shkaku i interesit luks te Amerikaneve qe skan lidhje me njerzimin ju vrisni femij e gra vetem qe ti hapet ruga Amerikaneve per te ndertuar nji baze ushtarake per tju mbrojtur nga afer dhe nuk dote mbetet vetem ne Gaza kush e ka radhen mbas kesaj ,pra ju jeni Hitleri i shekullit 21.
ne se ka Zot le ta Filloj nga Ndeshkimi i Netanjahut.....Kriminel i ndyre...dhe jo vetem ai..por edhe ata qe e rrethojne...lol
ne se ka Zot le ta Filloj nga Ndeshkimi i Netanjahut.....Kriminel i ndyre...dhe jo vetem ai..por edhe ata qe e rrethojne...lol
Per te gjithe ju komentuesit me lart! Kini te drejte apsolute, per denimin qe duhet te mare kjo lufte apsurde..! Ndaj Izraelit. Por duhet te kthehemi, mbrapa ne kohe. Ata 1200 te vrare gra, vajza, femije nuk i llogarisni, plus 250 te rembyer nga hamasi, nuk i llogarisni. Sot popujt e vegjel, duhet te kene politikane vizjonare dhe aleate te besueshem, sepse me kete kohe qe ka ardhur asimiloesh, pernjehere. Nje grup teroristesh, sot jane shkaktaret e ketij genocidi. Shiko çfare i bene popullit te tyre. I dhane Izraelit karten jeshile, per ti çfarosur. Ku jane sot ata nen dhe dhe realitetin, per popullin palestines, skamje uri vdekje. Do te deshiroja qe elita boterore ti jepte fund, kesaj maskarade, veproni, per ata femije te pa fajshem, ju lutem. E kunderta eshte ZI per njerzimin.!
@Paqe..Distancohemi nga Aktet e Terrorizmit te Hamamit....por po te shikoshe se sa Viktima te pafajshem Gra dhe femij kemi nga ana e Palestinezeve civile athere i bie...qe Shifra e Vrasjeve dhe Shkaterrimit..jane nonlimit te Karahasushme..lol
Prandaj, po e perseris. Jam dakort me ty Gaza Free. Ne poujt e vegjel duhet te kemi politikane, qe ti paraprije te ardhmes dhe te kemi aleate te forte ( si ne USA