E ulur mes Elon Musk dhe drejtuesit të Apple, Tim Cook, gjatë një darke në Pekin për nder të presidentit amerikan Donald Trump, ishte një grua që për shumë njerëz në Perëndim mbetet pak e njohur, por që ka ndërtuar një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në Kinë.
Bëhet fjalë për Zhu Chunfei, themeluesen e kompanisë Lens Technology, e specializuar në prodhimin e ekraneve me prekje dhe komponentëve të qelqtë për telefonat inteligjentë.
Nga një fëmijëri e vështirë në një fshat të varfër rural në Kinën qendrore, Chunfei arriti të ndërtojë një perandori biznesi me vlerë miliarda dollarë dhe sot konsiderohet një nga gratë më të pasura në Azi, me një pasuri të vlerësuar në rreth 16 miliardë dollarë.
Ajo lindi në vitin 1970 në një familje të varfër bujqësore me katër fëmijë. Që në moshë të vogël, Chunfei dhe motrat e vëllezërit e saj punonin për të ndihmuar familjen, duke rritur derra e rosa apo duke mbledhur materiale të riciklueshme.
Jeta e saj u bë edhe më e vështirë pasi humbi nënën në moshën 5-vjeçare, ndërsa babai i saj mbeti pjesërisht i verbër pas një aksidenti në punë.
Në moshën 15-vjeçare ajo la shkollën dhe u zhvendos në Shenzhen në kërkim të një jete më të mirë. Fillimisht punoi si roje sigurie dhe më pas në një fabrikë qelqi, ku oraret e gjata të punës shpesh zgjatnin deri pas mesnate.
Megjithatë, Chunfei vazhdoi të mësonte në mënyrë autodidakte kontabilitet dhe përdorimin e kompjuterëve, duke fituar gradualisht pozicione më të rëndësishme në kompani, deri sa u bë drejtuese laboratori dhe më pas menaxhere fabrike.
Në vitin 2003, me vetëm 3 mijë dollarë kursime dhe ndihmën e disa familjarëve, ajo themeloi Lens Technology, një kompani e vogël për prodhimin e ekraneve të telefonave.
Kompania ishte pranë falimentimit në fillimet e saj, derisa mori një kontratë të rëndësishme nga Motorola për prodhimin e një lloji qelqi rezistent ndaj goditjeve, që në atë kohë konsiderohej një sfidë teknologjike.
Suksesi i këtij projekti i hapi rrugën bashkëpunimeve me kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Që prej vitit 2007, Lens Technology është bërë një nga furnizuesit kryesorë të Apple për ekranet prej qelqi të iPhone.
Partneriteti me Apple e shndërroi kompaninë në një gjigant industrial dhe e bëri Zhu Chunfei një nga figurat më të fuqishme të biznesit në Kinë. Në vitin 2015, pas listimit të kompanisë në bursën e Shenzhen, ajo u shpall gruaja më e pasur në Kinë.
Megjithatë, rritja e kompanisë nuk ka ardhur pa sfida. Rënia e shitjeve të iPhone pas vitit 2016 ndikoi edhe në fitimet e Lens Technology, duke e shtyrë kompaninë të diversifikojë klientët dhe investimet.
Sot, përveç Apple, Lens Technology bashkëpunon edhe me kompani si Huawei, Samsung, Xiaomi dhe Oppo.
Ndërkohë, kompania është zgjeruar edhe në industrinë automobilistike, duke bashkëpunuar me Tesla, BYD, Mercedes-Benz dhe BMW.
Historia e Zhu Chunfei konsiderohet sot një nga shembujt më të fortë të transformimit ekonomik të Kinës dhe të asaj që shpesh quhet “ëndrra kineze”, ku një vajzë nga një familje e varfër rurale arriti të bëhej një prej grave më të fuqishme në industrinë globale të teknologjisë.

Berthama e fuqise eshte Brenda njeriut…. Per vepromtari te ndryshme..Ato mbijne dhe lulezojne ne persona te vecante…
Dhe kjo nuk paska konkurrence ne Kine ne prodhimin e xhamave qe paska bo miliarda? Kjo qeka e vetme kur ne Kine te marrin shpirtin me vjedhje e kopje teknologjie? Nuk ju dihen lidhjet ketyre tipave.
Fiks si Vini I Netës, nga thonjte e paprere ne multimiliarder. Njerez te suksesshem. Lum kush I pallon te dy, kinezen dhe Vinin. E ngjyen pallën në miliarda...
Oj Zhu-je Çun-fije, oj Zhu-je Çun-fije, mos ma ba me hile, oj dude-dudije. Oj Lone Maskije, oj Lone Maskije, mos ja baj me hile, se eshte goc me dije. Trampi bashke me Gzine, ja kan’ nxi qershine, ja kan’ nxi qershine, Trumpi bashke me Gzineeeee. Gjeopolicine, gjeopolicine, tek Tema e dh*me, tek Tema e dh*meeeeeeee.
Pse nuk e thoni tamam,kjo Zhu-ja e ka fillu te Medreseja tu shit xhingla..
Ska shance te ngrihesh aq fuishem ne Kine pa ndonje mbeshtetie
Kjo zonja, dikur e varfër, nuk është marrë me komente, nuk u ka dhënë as mëndje të tjerëve po ka punuar fort dhe ka arritir aty ku është.
Ne darken e shtruar per nder te Presidentit Trump dhe delegacionit te tij ku ishte edhe njeshi i Botes ne para dhe mendimtari i se ardhmes Elon Musk, pame shume persona meshkuj dhe femra qe i afroheshin i uleshin prane ne tavoline dhe benin me te foto. Ishte nje moment brilat i Elon Musk ukr nje kohesisht ne te krahet e tij u ulen dy biznesmene kineze dhe i kerkuan foto self njekohesisht, ai qeshte dhe rrotullonte syte sa majtas dhe djathtas kujt t'ja prishte dhe kujt t'ja ndeqte duke e kthyer ne pak komike apo per te qeshur, keto foto e shqetesuan gjate gjithe darkes, nje nga keto raste eshte dhe foto me rritesen e patave fshatarka Zhu,, te cilen nuk e njihte.
Eshte po aq e Sukseseshme sa Elvana Gjata kur lante Leket e Bolit, ose si Fatimja e Monikes qe Shpertheu kur Dhendrri u be Kryeminister, ose si Xoxa e Lali Dhjerit qe Shpertheu me Konsulta kur Lali u Be Kryetar i Tiranes, ose si Karmina me Shitje Brekesh, ose si Sy Peshkaqeni me Shitje Boronice dhe Konsulta Biznesi, edhe pse eshte Rrot Karit dhe BQ. Ose si Abi qe me 10 m Katror Truall beri 20 Milion Euro etj……
Biznesmenja Chunfei, hahahahaaaa! Gazetare injorante e analfabete.
Sigurisht, per industrine e lenteve, ne Glasgow, jo, jo ,jo mos e ngaterro me Xhamine te go, kam lexuar nje artikull interesant: 1 lente konvergjente 2 lente divergjente E keshtu nese Zhu deshiron ti shtoje miliardat e saj, une po i jap nje ide ( keshillat i kam pa para, for granted). Mbase me lentet konvergjente mund te garantojme rrezatimin zjarrvenes, ju e dini reflektimi, konvergjim dhe pasqyrimi ... Pastaj Zhu- se do i mesojme refrenin: Kalle , kalle!!