
Robert F. Kennedy Jr, nipi i presidentit të vrarë amerikan John F. Kennedy, shpalli të mërkurën, më 5 prill, kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2024 për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kennedy u paraqit në Komisionin Federal të Zgjedhjeve për të kandiduar për president si demokrat.
I njohur për aktivitetet e tij anti-vax, Kennedy u bë demokrati i dytë që hyri në garën presidenciale të vitit 2024 pas presidentit aktual Joe Biden.
Robert F. Kennedy Jr. është djali i ish-Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së dhe kandidatit presidencial Robert F. Kennedy, i cili u vra në vitin 1968 në Los Anxhelos.
Ish-presidenti Donald Trump, ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley, ish-guvernatori i Arkansas Asa Hutchinson, si dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy, janë mes kandidatëve republikanë.
nga shiu në breshër??pas donald trapit na vjen ky debili i lindur??ky vëllai i pasur i alFredo kaCos?? amerikanët janë po kaq budallenj sa ne!!ose më shumë,ne nuk do ta pranonim kurrë që të votonim,ose të vendoste kandidaturën diku në shqipëri kaCua!!