Një në çdo 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat në Gaza të drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, është i kequshqyer, ndërsa uria tek fëmijët rritet në të gjithë territorin për shkak të bllokadës së vazhdueshme izraelite ndaj ndihmës humanitare .
Kjo deklaratë vjen ndërsa raportimet vijojnë për mungesë ushqimesh, uji dhe medikamentesh.
“Pengimi ndëshkues i Izraelit për të ndaluar hyrjen e ndihmave në Gaza ka çuar në mungesa të rënda të furnizimeve me ushqim”, tha të martën shefi i UNRWA-së, Philippe Lazzarini.
Lazzarini tha se OKB-së duhet t’i lejohet të bëjë punën e saj në Gaza, veçanërisht duke sjellë “ndihmë humanitare në shkallë të gjerë, përfshirë edhe për fëmijët”.
Drejtoresha e komunikimit të UNRWA-së, Juliette Touma, u tha gazetarëve në Gjenevë nëpërmjet një videolidhjeje nga Amani i Jordanisë se “ilaçet, furnizimet me ushqim, materialet higjienike dhe karburanti po mbarojnë me shpejtësi”.
“Ndërsa kequshqyerja midis fëmijëve përhapet në të gjithë enklavën e shkatërruar nga lufta, UNRWA ka mbi 6,000 kamionë me ushqime, furnizime higjienike, ilaçe dhe furnizime mjekësore jashtë Gazës. Të gjitha presin të hyjnë”, shtoi Touma.
Propagande e ndyre antisemite! Kjo e quajtura UNRWA eshte nje organizate e perbere nga punonjes terroriste, anetare te Hamasit dhe e drejtuar nga evropiane "majtiste" te njohur si antisemite! Genjeshtrat, mashtrimet dhe propaganda e poshter e kesaj lukunie funderrinash njerezore eshte ekzpozuar me qindra e qindra here, kur kane dale zbuluar te palarat e propagandes se tyre te genjeshtert. Por genjeshtra vazhdon, shpif shpif se dicka do te ngelet. E me te vertete ka shume idiote qe i besojne kesaj genjeshtre te ndyre (mjafton te shihni fotografine ne shkrim). Mesa duket edhe Tema eshte nje Gazete antisemite (dhe do pergjigjet per kete se shpejti) ose ata qe merren me kete pune jane IDIOTE POTENCIALE dhe nuk kuptojne nga lidhet gomari!