“Kosova” në Ditën e Bastijës, ushtria franceze prezanton autoblindën e re në rrugët e Parisit

15 Korrik 2025, 22:25Bota TEMA
“Kosova” në Ditën e Bastijës, ushtria franceze

Franca ka prezantuar një automjet të blinduar të emërtuar “Kosova”, me rastin e ditës së Bastijës në Champs-Elysees.

Në paradën ushtarake për festën kombëtare të shtetit, morën pjesë forca të ndryshme. Nderimet kryesore shkuan për Indonezinë, shtet me të cilin Franca ka formuar një partneritet strategjik në Indo-Paqësor.

Xhandarmëria gjithashtu mori pjesë në paradë me automjete të blinduara, njëra prej të cilave së fundmi mori emrin “Kosova”.

Autoritetet shpjegojnë se ky emërtim vjen për të nderuar betejat e rëndësishme, operacionet ndërkombëtare dhe virtytet ushtarake.

Sipas raportimeve të mediave, emërtimi “Kosova” të një autoblinde ushtarake konsiderohet si një nderim i veçantë për angazhimin francez në territorin e Kosovës dhe marrëdhëniet me autoritetet e Kosovës.

2 Komente

  1. M
    Merci

    Shume bukur, faleminderit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Interesante nqs kjo ka ndodhur, e aq me teper qe e kane emertuar "Kosova" dhe jo "Kosovo".

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje