Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE ndaj Rusisë

15 Korrik 2025, 19:28Bota TEMA
Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën në Bruksel.

Lajmin e konfirmoi shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të mbledhjes.

Ajo u shpreh se ishte “me të vërtetë e trishtuar” për mungesën e marrëveshjes, por shprehu shpresën se një kompromis mund të arrihet të mërkurën, duke shtuar se “topi tani është në fushën e Sllovakisë”.

Sllovakia ka bllokuar përkohësisht miratimin e paketës, për shkak të kundërshtimeve ndaj një propozimi të ndarë të BE-së për ndërprerjen graduale të importeve të gazit rus deri më 1 janar 2028. Bratislava kërkon që shqetësimet e saj të merren parasysh përpara se të japë dritën jeshile.

Çfarë përmban paketa e re e sanksioneve?

Sipas burimeve të Reuters, pjesa më e madhe e elementeve të paketës është rënë dakord nga shtetet anëtare, megjithatë një vend ka ende rezerva në lidhje me një propozim për kufizimin e çmimit të naftës ruse.

Propozimi, i prezantuar nga Komisioni Evropian muajin e kaluar, synon të godasë të ardhurat energjetike të Rusisë, sistemin e saj bankar dhe industrinë ushtarake.

Masat përfshijnë ndalimin e transaksioneve me gazsjellësit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, sanksionimin e bankave që ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese, shkruan Reuters.

Gjithashtu propozon një kufi të luhatshëm çmimi për naftën ruse, i vendosur 15% nën çmimin mesatar të tregut për naftën e papërpunuar gjatë tre muajve të fundit, sipas diplomatëve të BE-së.

Pritet që diskutimet të vazhdojnë gjatë ditës së mërkurë, me synim arritjen e një kompromisi që do t’i hapte rrugë miratimit të paketës së re sanksionuese.

1 Komente

  1. P
    Pjeter

    Nuk e perjashton dot, por te medhenjte si gjermania, France, poloni etj, pexullon shengen. Kaq ka dore!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje