Ndërsa vendet evropiane janë zotuar të rrisin shpenzimet për mbrojtje, ato mbeten të varura në mënyrë strategjike nga Shtetet e Bashkuara – një aleat gjithnjë e më i pabesueshëm. Ndërkohë që SHBA-ja kërcënon me tërheqje, liderët politikë ende refuzojnë të shtrojnë të vetmen pyetje që ka rëndësi: A mund ta garantojë Evropa vetë sigurinë e saj?
Nga Zaki Laidi
Vetëm disa ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e quajti samitin e aleancës në Hagë një sukses të padiskutueshëm, Shtetet e Bashkuara ndaluan një dërgesë të planifikuar pajisjesh ushtarake për Ukrainën dhe zbutën disa nga sanksionet ndaj disa bankave ruse. Që atëherë, presidenti amerikan Donald Trump, mesa duket, e ka kthyer pas këtë vendim të marrë nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Por askush nuk e di shkallën dhe kohëzgjatjen e kësaj tërheqjeje të re. Politika e SHBA-së mbetet thellësisht e paparashikueshme. Dhe kjo është ajo që i tremb evropianët. Prandaj, dhe pavarësisht përuljes së tepruar të Rutte-s, Trump po jep sinjalin se angazhimet e sigurisë së Amerikës nuk janë më të lidhura me përpjekjet e vendeve evropiane për të forcuar mbrojtjen e tyre.
Në samit, anëtarët e NATO-s ranë dakord të rrisin objektivin e shpenzimeve për mbrojtje të aleancës nga 2% në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka theksuar nevojën që Evropa të mbrohet vetë, ishte qëndrimi përçmues i Trump-it ndaj Bashkimit Evropian ai që përfundimisht i bindi liderët të veprojnë.
Megjithatë, lehtësia relative me të cilën u bë ky premtim për shpenzime ngre pyetje serioze se si do të përmbushet ai. Gjermania ka pak hapësirë fiskale, falë viteve të nënshpenzimeve dhe borxhit të ulët publik, por vende të tjera të mëdha evropiane – përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë – përballen me kufizime të ashpra buxhetore.
Përtej sfidave buxhetore, angazhimi i ri i NATO-s për mbrojtje paraqet probleme më të thella strategjike. Në veçanti, me SHBA-në që përcakton kushtet, do t’u takojë Trump-it dhe pasardhësve të tij të vendosin nëse Evropa po i përmbush detyrimet e saj.
Problemi përkeqësohet nga fakti që vendet evropiane janë angazhuar të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtje pa një angazhim të barasvlefshëm nga SHBA-ja. Duke u zotuar për rritje të shpenzimeve përpara se SHBA-ja të përcaktojë shkallën e pranisë së saj në kontinent, ato rrezikojnë të nxisin tërheqjen amerikane. Është një situatë tipike pa dalje: nëse vendet evropiane nuk i arrijnë objektivat, SHBA-ja do të ketë arsye për të zvogëluar mbështetjen; dhe nëse i arrijnë ato, politikëbërësit amerikanë mund të argumentojnë se Evropa nuk ka më nevojë për mbështetjen ushtarake amerikane.
Pavarësisht këtij rreziku, asnjë lider i BE-së nuk ka kërkuar ta lidhë rritjen e shpenzimeve për mbrojtje me një angazhim konkret për siguri nga SHBA-ja. Dhe rreziku është real: Elbridge Colby, Nënsekretari Amerikan i Mbrojtjes për Politikën dhe arkitekti i strategjisë së Trump-it për NATO-n, ka argumentuar se SHBA-ja duhet të reduktojë detyrimet e saj ushtarake, madje edhe ndaj aleatëve kyç si Australia. Përqafimet në Hagë nuk mund ta fshehin faktin se të jesh aleat i Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Trump-it po bëhet një problem madhor si në Evropë, ashtu edhe në Azi.
Duke pasur parasysh këto zhvillime, samiti i NATO-s vështirë se mund të shihet si një fitore për Evropën. Për më tepër, ideja se vetëm rritja e shpenzimeve për mbrojtje do të zgjidhë problemet strategjike të BE-së është thellësisht e gabuar. Harmonizimi i buxheteve të mbrojtjes në të gjithë Evropën për të minimizuar mbivendosjet dhe shpërdorimet do të jetë i vështirë dhe nuk ka një konsensus për faktin nëse fondet evropiane të mbrojtjes duhet të shkojnë ekskluzivisht për firmat evropiane, kryesisht sepse shumë në Evropë ende besojnë se mbajtja e lidhjeve të ngushta me SHBA-në garanton mirëkuptim të vazhdueshëm dhe mbështetje ushtarake. Në këtë çështje, Macron mbetet kryesisht i izoluar. Shumica e evropianëve mendojnë se thirrja e tij për të blerë produkte evropiane është në të vërtetë një mënyrë për të promovuar industrinë franceze të mbrojtjes.
Në praktikë, një pjesë e madhe e shpenzimeve fillestare ka gjasë të shkojë për kompanitë amerikane, të cilat janë në pozita më të mira për të ofruar shpejt pajisje ushtarake të rëndësishme. Por ka edhe probleme të tjera. Merrni për shembull programin “Sistemi i Ardhshëm i Luftës Ajrore” (Future Combat Air System – FCAS) – programi më ambicioz i përbashkët i ndërtimit të avionëve në Evropë deri më tani – që përfshin kompanitë Dassault, Airbus dhe Indra. Pavarësisht rëndësisë së tij strategjike, projekti përballet me tensione në rritje midis Dassault dhe Airbus-it.
Kompania franceze Dassault, e bindur në aftësitë e saj teknologjike, kundërshton një strukturë drejtimi që u jep të drejtë vetoje firmave gjermane dhe spanjolle. Ajo këmbëngul të udhëheqë programin FCAS dhe pretendon se mund të vazhdojë e vetme, nëse është e nevojshme. Këto tensione të vazhdueshme vazhdojnë të krijojnë pasiguri mbi të ardhmen e projektit, pavarësisht mbështetjes së fortë politike nga Franca dhe Gjermania, duke nxjerrë në pah rivalitetet e qëndrueshme industriale që minojnë përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes evropiane.
Për më tepër, me shumë evropianë që frikësohen se largimi i Trump-it mund të përshpejtojë shkëputjen e SHBA-së nga Evropa dhe që e shohin çdo hap drejt një autonomie më të madhe të BE-së si një kërcënim të mundshëm për NATO-n, vendimet kombëtare të prokurimeve ushtarake po ndikohen në përputhje me rrethanat. Porosia e fundit e Danimarkës për katër avionë të tjerë F-35 nga SHBA-ja, për shembull, erdhi pikërisht në kohën kur Trump rinovoi kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Grenlandës. Blerja e F-35-ve, të cilët janë larg të qenit avionët më të avancuar amerikanë, u pa si një mënyrë për ta qetësuar atë. Kështu, deri në vitin 2035, ka gjasa që në Evropë të jenë në shërbim midis 500 dhe 700 F-35, krahasuar me vetëm 24 Rafale jashtë Francës.
Për shumicën e shteteve anëtare të BE-së, të blesh produkte evropiane nuk është thjesht një prioritet. Megjithatë, mbështetja te pajisjet ushtarake amerikane në praktikë i jep SHBA-së kontroll mbi përdorimin e tyre. Mjafton, për shembull, një bllokim i përditësimeve javore të softuerit për të dëmtuar performancën e F-35. Për më tepër, të gjithë avionët e prodhuar nga SHBA-ja duhet të paraqesin planet e fluturimit te prodhuesit e tyre amerikanë, që do të thotë se asnjë operacion ushtarak evropian me këta avionë nuk mund të zhvillohet pa dijeninë e SHBA-së.
Por ideja se SHBA-ja mund të ndjekë një ditë objektiva në kundërshtim me interesat e Evropës, nuk hyn në vetëdijen e shumicës së politikëbërësve të BE-së. Edhe kur ndodh, mendimi është aq shqetësues sa hidhet poshtë menjëherë.
E gjithë kjo thekson dobësitë dhe frikat politike të Evropës. Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, mishëron qëndrimin mbizotërues se SHBA-ja nuk duhet kritikuar kurrë publikisht, ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka qëndruar kryesisht i heshtur mbi çështjet kryesore të sigurisë që nga marrja e detyrës në vitin 2024. Komisioneri i Mbrojtjes, Andrius Kubilius, është një nga të paktët që pranon nevojën që Evropa të përgatitet të mbrojë veten pa mbështetjen amerikane. Por edhe ai shmang përballjen me pasojat politike dhe strategjike të një ndryshimi të tillë, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendimmarrjen dhe prokurimin.
Ndërsa dy vitet e para të luftës në Ukrainë e rritën besueshmërinë e BE-së, ngërçi aktual dhe tërheqja e Amerikës kanë zbuluar një të vërtetë të pakëndshme: Evropa nuk ka frikë nga asgjë më shumë sesa nga pavarësia e vërtetë.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.
Why Is Europe Afraid of Defending Itself?
Europa po pershtatet dhe do behet e pavarur dhe sovrane. Rrofte Europa.
Europa t'i kerkoje ndonje ndihme piktorit me veladon prifti te Albanise se e ndriti vendin e vet te dhjere dhe tani do te drejtoje Europen.
Europa po ndjek autonomine strategjike te Frances
Do duhen dhe të paktën 50 vjet dhe do kemi një shtet federal të vërtet të Evropës, do dali dikush që t'ju thotë se thuprat janë më të forta kur janë të gjitha bashkë se të ndara...
Pse te qajme hallin e kurves Europe dhe krye-kurves se saj France, kur Europa nuk na do?
Ne 2027 jemi ne Evrope, mos qaj. Ty po s'te perqeu shko ne Siri ...
Amerika do qe ta demtoje Europen. I do te keqen Europes.
Trapi dhe Putana nuk e duan Europen te pavarur. Gjeli i Frances lodhet kot.
Europa nuk ka frike. I duhet kohe. Nuk behen punet tak fak.
E ka fajin kendezi i ngrehur i Frances them une.
Europa dhe anti-myslimania France jane djaj kolonizatore. U shofte Europa me kullen Eifel kurve.
"Kullen Eifel kurve"? HAHAHAHAHA O pika ne bythe ty o sumperpejte. Mos te eksiton edhe kulla Eifel o laper?
Europa t'i kerkoje ndonje ndihme Edit tone, se rri kot i shkreti me shalet perpjete ne zyre duke shkarravitur muret, ngaqe s'e pjerdh njeri. Gjynah te humbe ashtu nje koke e madhe me nerv shiatik.
Europa po ndryshon.