“Një rezultat absolutisht brilant”

2 Qershor 2025, 17:28Bota TEMA
“Një rezultat absolutisht brilant”

Gazeta britanike “Financial Times” njoftoi se Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) e vlerëson dëmin e shkaktuar nga sulmi kundër bazave ushtarake ajrore ruse në më shumë se 7 miliardë dollarë dhe pretendon se janë goditur 34 përqind e bombarduesve strategjikë rusë me rreze të gjatë veprimi.

Një zyrtar ukrainas tha se avionët “po digjeshin” në aeroportin Belaja pranë Sredni në juglindje të Siberisë, rreth 5500 kilometra në lindje të kufirit ukrainas, në bazën ajrore Olenja në gadishullin Kola pranë Murmanskut, në bazën ajrore Dyagilevo 200 kilometra në juglindje të Moskës dhe në pistën e Ivanovos, 300 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus.

Bëhet fjalë, mes të tjerash, për bombardues me rreze të gjatë veprimi të tipit Tu-95 dhe Tu-22 M3. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski e quajti aksionin “një rezultat absolutisht brilant”.

Autoritetet ukrainase njoftuan se nga e shtuna në të dielën Rusia kreu sulmin më të madh që nga fillimi i luftës, me 472 dronë.

Në një sulm ndaj një qendre stërvitore të ushtrisë ukrainase u vranë dymbëdhjetë ushtarë dhe u plagosën gjashtëdhjetë të tjerë.

Komandanti i forcave tokësore ukrainase, gjeneral majori Mihajlo Drapati, dha më pas dorëheqjen. (E.Robelli)

7 Komente

  1. R
    Realisti

    Rrofte Ukraina! Poshte fashisti Putin.!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vete e kruajten per esap te Perendimit, jane mish

      Poshte naziste e Ukar-ines, shpejt do te shikojne picken e mizes e kane kruajtur jo me gjethe fiku, por me gur zmeril. Ukar-ina nuk do paqe nga 20% e territorit te aneksuar prej Rusise e cila po merr toket e Perandorise se saj do te shkoje ne 40-50%.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moisi Golemi

        O p!dhrobsh i Putanit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Ha mut ha.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Qenke nje kokerr idioti qe nuk e paske shokun!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tirons

            Njehere thane 200 milion pasta 500 tani 7 miliard. Neser 20 miliarde pasneser do thone rusia u dorezua. Shyqyr mo se na lodhen keta ukrainsat duk lypur pare

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marrofshtemi

              Mëso të shkruash shqip, o rusofil I leshit!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje