Delegacioni ukrainas mbërrin në Stamboll, sot raundi i dytë i negociatave me Rusinë

2 Qershor 2025, 09:55Bota TEMA
Delegacioni ukrainas mbërrin në Stamboll, sot raundi i dytë i

Delegacioni ukrainas mbërriti në Stamboll të hënën në mëngjes për raundin e dytë të negociatave me përfaqësuesit rusë.

“Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Stamboll. Takimi është planifikuar për sot pasdite”, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhiy Tiki.

Takimi i delegacioneve është planifikuar për në orën 13:00 në Pallatin Ciragan, në qendër të Stambollit.

Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky formoi një delegacion për të marrë pjesë në procesin e negociatave me partnerët e Ukrainës dhe përfaqësuesit e Rusisë për të arritur paqen në territoret ukrainase. Delegacioni i Kievit kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov.

Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve Tass, kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, do të marrë pjesë në bisedimet ukrainaso-ruse, të cilat do të kryesohen nga Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

1 Komente

  1. d
    dyshuesi

    Ee... hee...! Punë e ngatërruar. Këtej shkojnë të bisedojnë për pushimin e luftës , nga ana tjetër bombardohet pa ndalur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje