Një stuhi e re dëbore godet Bregun Lindor të SHBA, qytetet në alarm dhe paralajmërim për rrezik ekstrem

22 Shkurt 2026, 12:50Bota TEMA
Një stuhi e re dëbore godet Bregun Lindor të SHBA, qytetet

Qytete të mëdha si Nju Jorku, Bostoni, Filadelfia dhe Uashingtoni po përgatiten për reshje intensive dhe erëra të forta, vetëm pak javë pas një stuhie tjetër të fuqishme që goditi rajonin në fund të janarit.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se në disa zona bora mund të kalojë 50 centimetra dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, duke paralajmëruar se lëvizja të hënën në mëngjes mund të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se në Boston priten 30–50 cm borë dhe se udhëtimi në disa pjesë të Bregut Lindor mund të bëhet pothuajse i pamundur. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu rrezik në rritje për ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje të mundshme në zona të Delaware dhe New Jersey.

Në fund të janarit, një stuhi tjetër dëbore që goditi 14 shtete amerikane shkaktoi më shumë se 100 viktima dhe solli probleme të mëdha në transport dhe infrastrukturë, duke rritur shqetësimin se edhe vala e re e motit ekstrem mund të ketë pasoja serioze.

 

1 Komente

  1. I
    Igor

    Amerikanet kan shpallur luft botes ,nena natyre juka shpall lufte natyrore atyre dhe nuk kan aftesi te mbrohen vetem munden ta shpallin si organizate teroriste por nuk ju ndihmon kjo eshte nji denim per mbeshtetjen e gjenocidit ne Gaza.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje