Një vit nga sulmi i Hamasit, Netanyahu zotohet të luftojë deri në fund

7 Tetor 2024, 09:30Bota TEMA
Një vit nga sulmi i Hamasit, Netanyahu zotohet të luftojë deri

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka ripërsëritur deklaratën se Izraeli është i vendosur për të mposhtur “armiqtë”, pas një jave operacionesh tokësore kundër Hezbollahut në Liban. Kjo ndodhi ndërsa Izraeli përkujtonte viktimat e sulmit që nisi një vit më parë dhe që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Në Tel Aviv, shumë njerëz u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për t’u lutur në kujtim të atyre që humbën jetën në sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023, në jug të Izraelit.

Pas dobësimit të Hamasit, Forcat e Armatosura izraelite (IDF) kanë përqendruar përpjekjet e tyre në frontin verior, ku Hezbollah po intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit si mbështetje për Hamasin.

Së fundmi, pas një paralajmërimi nga IDF për banorët e jugut të Bejrutit, agjencia e lajmeve ANI raportoi katër sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga Hezbollah, të cilat janë goditur nga Izraeli ditët e fundit.

Nga ana tjetër, Hezbollah gjuajti raketa në Haifa, duke shkaktuar të paktën pesë të plagosur, sipas raportimeve të Times of Israel.

“Ne do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë së bashku,” tha Netanyahu gjatë një vizite tek ushtarët në kufirin me Libanin, duke i referuar sulmit të vitit të kaluar si një “goditje të tmerrshme”.

Lini një Përgjigje