NYT analizon shëndetin e Trump: Më pak takime dhe më i lodhur. Presidenti zemërohet dhe sulmon gazetaren

29 Nëntor 2025, 09:42Bota TEMA
NYT analizon shëndetin e Trump: Më pak takime dhe më i lodhur.

Pothuajse një vit në mandatin e tij të dytë, amerikanët po e shohin Donald Trumpin më pak se më parë. Manjati ka më pak ngjarje publike të planifikuara dhe udhëton shumë më pak brenda vendit sesa në këtë pikë të vitit të tij të parë në detyrë, në 2017, megjithëse po bën më shumë udhëtime jashtë vendit.

Ky është përfundimi i ”New York Times”, që bën një analizë të agjendës së përditshme të presidentit amerikan.

Edhe pse Trump e ka reklamuar forcën fizike dhe energjinë një nga pikat e tij të forta, duke tallur shpesh paraardhësin e tij Joe Biden, agjenda e tij është më pak e ngjeshur dhe paraqitjet e tij publike janë më të shkurtra se në të kaluarën, me shumicën e paraqitjeve të tij publike që zhvillohen mesatarisht midis mesditës dhe orës 17:00.

“Realiteti është më i ndërlikuar: Trump, 79 vjeç, është personi më i moshuar, i zgjedhur ndonjëherë në presidencë dhe ai po plaket”, shkruan ”New York Times”.

Sipas analizës së NYT të kalendarëve zyrtarë presidencialë në një bazë të dhënash të mirëmbajtur nga Roll Call, ngjarja e parë zyrtare e Trump fillon më vonë gjatë ditës.

Në vitin 2017, vitin e parë të mandatit të tij të parë, ngjarjet e planifikuara të Trump fillonin mesatarisht në orën 10:31. Në të kundërt, në mandatin e tij të dytë, manjati i filloi ngjarjet e tij të planifikuara mesatarisht pasdite, pas orës 12:00. Ngjarjet e tij përfundojnë mesatarisht në të njëjtën kohë si në vitin e parë të mandatit të tij të parë, pak pas orës 17:00.

Numri i përgjithshëm i paraqitjeve zyrtare të Trump është ulur me 39%.

Në vitin 2017, Trump zhvilloi 1 688 aktivitete zyrtare midis 20 janarit dhe 25 nëntorit të atij viti. Gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, Trump u shfaq në 1 029 ngjarje zyrtare.

Dhe kur është në publik, bateria e tij ndonjëherë tregon shenja rënieje.

Ashtu si gjatë një eventi në Zyrën Ovale që filloi rreth mesditës më 6 nëntor, kur Trump u ul në tavolinën e tij për rreth 20 minuta, ndërsa drejtuesit qëndronin përreth tij duke diskutuar ilaçet për humbje peshe.

Në një moment, qepallat e Trumpit u ulën derisa u mbyllën pothuajse plotësisht, dhe ai dukej sikur dremiti për disa sekonda.

Ndërkohë, Trump reagoi duke sulmuar ”New York Times”.

Manjati i lartëson arritjet e tij dhe shkruan në Truth Socail se “pavarësisht të gjithave këtyre, të çmendurit radikalë të krahut të majtë në ‘New York Times’, e cila së shpejti do të mbyllet, shkruan një artikull kundër meje, duke thënë se ndoshta po humbas energjinë time, pavarësisht fakteve që vërtetojnë pikërisht të kundërtën”.

”Autorja e artikullit, Katie Rogers, e caktuar të shkruajë vetëm gjëra negative për mua, është një gazetare e dorës së tretë, e shëmtuar si brenda ashtu edhe jashtë. Pavarësisht të gjithave këtyre, unë kam shifrat e mia më të mira në sondazhe dhe me investimet rekord që po bëhen në Amerikë, ato duhet vetëm të rriten. Do të vijë një ditë kur do të kem më pak energji, u ndodh të gjithëve”, shkruan Trump.

7 Komente

  1. N
    Nardi

    Ha ha ha kur Bideni shurronte duke hecur dhe u be gazi I botes NYT thoshte qe eshte presidenti me enrgjik qe ka pasur Amerika.Tallje trapi e hapur me trushplaret qe e besonin.Tani u bene merak per Trumpin qe ben nga tre konferenca shtypi ne dite.Gjynah ku e katandisen te majtet kete gazete.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Shtepia e bardhe eshte kthyer ne azil pleqesh ku e kane dhjerr ate kulke Amerika ne dore te nje hajduti qe deri ne fund te mandatit nje zot e di ku do te vete

      Përgjigjjuni
      1. P
        Ptuh

        Kaq e pati palluqja me bythet 2 kuintal. Tani e ze gjumi ne karrige para kameres.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sOrOs

          NYT dihet nga te gjithe ne Amerike e gjetke se eshte Uturaku i Soros.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kuksjani

            Na keni car karin me Sorosin o te qifsha robt 2 her se nje her nuk te del inati

            Përgjigjjuni
          2. B
            Biku

            Hik mer kar Kukesi se me te zgjuarin Flamur Noken keni.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daullxhiu

              Ishalla cof sa me shpejt

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje