Administrata Trump ka ndaluar të gjitha vendimet për kërkesat për azil pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington DC, tha drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS), Joseph Edlow.
Të premten, në një postim në X, Edlow deklaroi se pauza do të jetë në fuqi “derisa të sigurohemi që çdo i huaj të verifikohet dhe të skanohet në shkallën maksimale të mundshme”.
Njoftimi vjen disa orë pasi Presidenti Donald Trump u zotua të ndalojë përgjithmonë migrimin në SHBA nga të gjitha vendet e botës së tretë.
Të enjten, Trump njoftoi se një anëtare e Gardës Kombëtare të SHBA-së kishte vdekur nga plagët e marra pas të shtënave të së mërkurës, për të cilat është fajësuar një shtetas afgan.
Sipas udhëzimeve, oficerët mund të vazhdojnë të punojnë me aplikimet për azil dhe të shqyrtojnë rastet deri në pikën e marrjes së një vendimi.
“Pasi të keni arritur te momenti i marrjes së vendimit, ndalo dhe prit”, thuhej në direktivë.
Keta jane afganet qe ne vitin 2021 i solli me shumice idioti Biden Pampers, u dergoj edhe avione transporti te ushtrise dhe e beri mor arab Ameriken. Vajza e vrare nga ky afgan terririst ishte 20 vjece ndersa anetari i dyte i gardes i plagosur rende eshte 24 vjec. Ne Amerike ne rruge ne mall-et e saj e kudo shikon me shumice femra me burka dhe degjohet te flitet arabisht edhe kete ka mangur Amerika.