Pothuaj 400 mijë spektatorë përgjatë Senës, 22 milion në Francë dhe 2 miliardë në të gjithë botën para televizorit: ceremonia e hapjes së Lojërave të parisit ka qenë unike në histori, ashtu si ishte premtuar. Për shkak se ka qenë e para e organizuar jo në një stadium dhe sepse ka prekur dhe entuziasmuar shumë njerëz. Por edhe ka irrituar dhe skandalizuar shumë të tjerë. Kurrë më parë një ngjarje e tillë nuk e kishte ndarë kështu opinionin botëror.
Në Francë, atmosfera e përgjithshme ishte ajo e emocioneve dhe kënaqësisë, sepse pavarësisht vështirësive të ndryshme – nga sabotazhet e trenave e deri tek shiu – dhe profecitë e ndryshme, gjithçka shkoi mirë deri në fund dhe sipas planeve, pa atentate terroriste dhe pa incidente domethënëse. Finalja e madhe e Kullës Eiffel me rrathët olimpikë dhe Celine Dion, e cila pas vitesh të tëra heshtje për shkak të sëmundjes, këndoi pothuaj me zemërim Himnin për dashurinë të Edith Piaf, kanë qenë momente që e kanë bashkuar vendin, dëshira për madhështi sikur u plotësua.
Por në fillim ka patur skena më pak konsensuale për të thënë më të paktën. Këngëtarja franko-maliane Aya Nakamura, me përzierjen e sukseseve të saj të kënduara me një frëngjishte rruge tipike të lagjeve të varfëra banlieue, mu përpara Akademisë franceze të themeluar nga Risheljën për të mbrojtur korrektësinë e gjuhës; Mari Antuaneta me kokën e prerë që këndonte himnin e revolucionit, me kokën që e mbante në duar dhe e shoqëruar në sfond me muzikë heavy metal; dhe mbi të gjitha sfilata e drag queen dhe ajo që shumëkujt iu duk si një rikrijim i Darkës së Fundit të Leonardos, me Philippe Katerine gjysmë lakuriq dhe i lyer me bojë blu në versionin Dionis: të gjitha këto ekzaltuan shumëkënd, por nga ana tjetër, indinjuan shumë të tjerë, mbi të gjitha në të djathtë.
Drejtuesit e France Insoumise të Jean-Luc Melencon, të cilët deri disa ditë më parë protestonin kundër shpërdorimit të parave dhe energjive për “Olimpiadën e të pasurve”, kanë folur për “krenarinë e Francës kur ajo di t’i flasë botës”, ndërkohë që në të djathtën ekstreme eurodeputetja Marion Marechal u është drejtuar të krishterëve të të gjithë botës: “Dijeni se nuk është Franca ajo që flet, por një pakicë e majtë e gatshme për çdo lloj provokimi”.
Edhe konferenca e peshkopëve ka kritikuar “skenar e përqeshjes së kristianizmit”, ndonëse ka pranuar se ceremonia kishte ofruar edhe “momente të mrekullueshme”.
Edhe në botë pak a shumë e njëjta ndarje: nëse kryeministri laburist britanik Keir Starmer deklaroi se e adhuroi ceremoninë, si “një triumf, komplimente Francës”, kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur për “dobësi dhe rënie të Perëndimit” dhe zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova kritikoi parodinë Lgbt të Darkës së Fundit.
Corriere della Sera – Bota.al
Ceromonia e hapjes se Olimpiades se Parisit, reklama me e mire per LGBTQ, domethene per trasngjinoret, gayt (si Macroni) apo per Pridin1 dhe Prindin2 etj etj beqira.
vetem ti qe ske goje te flasesh per pederaste e LGBT o bythqir i janulles. Ju qini njeri tjetrin ne bythe ne monastiret greke
Te besh kaq hapur blasfemi ku drejt kristianeve ne mes te parisit nje vend kristian vec pjellat sataniste mund ta bejne. Qendroni vigjilente kundrejte elites sataniste.
eshte mbush franca me myslyman ,,,turq ,shqiptar ,algjerjan ,,avgan ,arab ,,,,ca pret ,,,kristjani po basardohet dhe laikizohet ,,,
Elitat e degjeneruara po shkaterrojne vendet perendimore.
"..skish gjë më bukur. Temperatura e brimës së bythës me arriti në nivel eruptive. Me digjte dhe me kruhej. Mirë që gjeta nje kembe karrigeje dhe e futa ...dhe ndoqa I emocionuar duke levizur belin garen e Lindites time - hedhje shurre me pengesa stil bretkocë. U kënaqa pavaresisht se ajo u skualifikua per hormone te teperta mashkullore.