
Papa Françesku u bëri thirrje autoriteteve ruse të heqin bllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina, duke thënë se drithi nuk mund të përdoret si “armë lufte”.
“Bllokimi i eksporteve të grurit nga Ukraina është shumë shqetësues, sepse nga kjo varet jeta e miliona njerëzve, veçanërisht në vendet më të varfra. Të lutemi! Mos e përdorni grurin si mjet konflikti”.
Kombet e Bashkuara, të cilat thonë se kriza globale e ushqimit po thellohet, po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për të zhbllokuar eksportet e grurit të Ukrainës, megjithëse liderët perëndimorë kanë fajësuar Rusinë se e ka mbajtur botën për të marrë grurë duke bllokuar portet e Ukrainës.
Papa e ka dënuar shpesh pushtimin dhe gjakderdhjen që ka shkaktuar lufta. Kjo është hera e parë që Ati i Shenjtë foli në detaje për krizën globale të ushqimit që ka shkaktuar agresioni, me çmimin e grurit, vajit të gatimit në rritje.
“Bëj një thirrje të përzemërt që të bëhen të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi, për të garantuar të drejtën universale për të ushqyer. Ju lutem”.
Përveç vdekjes dhe shkatërrimit, lufta dhe përpjekja e Perëndimit për të izoluar Rusinë si ndëshkim, kanë rritur çmimet e ushqimeve duke dëmtuar ekonominë e shumë vendeve.
Ukraina po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të eksportojë rezervat e saj të mëdha të drithit me rrugë alternative e si lumenj dhe trena për të ndihmuar në shmangien e një krize globale ushqimore, por analistët shprehen se nëse nuk hiqet bllokada e Rusisë ndaj porteve të saj në Detin e Zi bota do të kalojë në kolaps.
Papa Françesku drejtoi një shërbim lutjeje ndërkombëtare për paqe në Ukrainë dhe vende të tjera të i ulur në karrigen e tij me rrota përpara një statuje që romakët tradicionalisht e lidhin me paqen.
Lini një Përgjigje