Papa mesazh për luftën në Gaza dhe Ukrainë: Paqja nuk bëhet me armë

31 Mars 2024, 14:55Bota TEMA
Papa mesazh për luftën në Gaza dhe Ukrainë: Paqja nuk

Papa Françesku ka bërë një apel të fortë për t’i dhënë fund luftërave në Gaza dhe Ukrainë.

“Paqja nuk bëhet me armë”, tha Papa në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve në Vatikan.

Ai bëri thirrje për një armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza – si dhe për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Papa drejtonte ceremonitë në Vatikan. Në mbarë botën po zhvillohen festime për të shënuar festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë – Pashkët.

E diela e Pashkëve shënon ringjallen e Jezu Krishtit dhe kulmon me Javën e Shenjtë, që është pjesë e rëndësishme e kalendarit katolik që ndiqet nga 1.3 miliardë persona.

Gjatë një meshe Vatikan të premten, në një predikim 10-minutësh në italisht, Papa dënoi “muret e egoizmit dhe indiferencës” në botë.

Lini një Përgjigje