Pas sulmit iranian, Britania vendos sistemin Rapid Sentry në Kuvajt

3 Prill 2026, 15:39Bota TEMA
Pas sulmit iranian, Britania vendos sistemin Rapid Sentry në Kuvajt

Britania do të vendos sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Rapid Sentry në Kuvajt, për të ndihmuar në mbrojtjen e interesave britanike dhe kuvajtiane në Gjirin Persik, tha të premten zyra e kryeministrit Keir Starmer.

Njoftimi për vendosjen e sistemit Rapid Sentry pasoi nga një telefonatë midis kryeministrit Keir Starmer dhe emirit të Kuvajtit, Sheikh Mishal al-Ahmad Al Sabah, pas sulmeve në portin e rafinerisë së naftës në Mina al-Ahmadi.

Zëdhënësi tha se udhëheqësit diskutuan vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, i projektuar kryesisht për të rrëzuar dronët dhe kërcënimet e tjera ajrore me fluturim të ulët në Kuvajt, i cili do të mbroj personelin dhe interesat kuvajtiane dhe britanike në rajon, duke shmangur përshkallëzimin në një konflikt më të gjerë.

Starmer dhe princi i kurorës diskutuan gjithashtu për ndërprerjen e transportit detar global përmes Ngushticës së Hormuzit dhe mirëpritën një takim të kryesuar nga ministrja e jashtme britanike Yvette Cooper të enjten për të hartuar një plan për të rihapur rrugën detare të transportit.

1 Komente

  1. P
    Per hajer edhe Britanise

    Pra Britania po futet ne lufte?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje