
Pas kërcënimeve nga Rusia, Perëndimi ka marrë një paralajmërim për sulm me armë nukleare edhe nga Koreja e Veriut.
Lideri i vendit komunist, Kim Jong-un ka lëshuar një paralajmërim duke pretenduar se është i përgatitur të shkrepë butonin e kuq për të lëshuar një armë bërthamore në çdo moment.
Ky kërcënim vjen pavarësisht zotimit të SHBA-ve për tu “përgjigjur me shpejtësi”, së bashku me aleatët nëse diktatori i Koresë së Veriut shtyn përpara me një test të bombës bërthamore.
Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut Park Jin thotë se Koreja e Veriut ka përfunduar përgatitjet për një stërvitje të re bërthamore dhe se vetëm një vendim politik nga sundimtari Kim mund ta ndalojë atë.
Por kryediplomatja paralajmëroi se Veriu do të paguante një çmim të rëndë nëse vazhdon lojërat me raketa pas bisedimeve me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Uashington mes frikës se Kim mund të testojë raketën e tij të shtatë bërthamor brenda disa ditësh.
Javën e kaluar, zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kishin thënë vetëm se Veriu ishte afër përfundimit të përgatitjeve të tilla dhe i kërkuan Kim-it të “marrë vendimin e duhur”.
“Nëse Koreja e Veriut ndërmerr një provë tjetër bërthamore, mendoj se kjo vetëm do të forcojë parandalimin tonë dhe gjithashtu sanksionet ndërkombëtare. Koreja e Veriut duhet të ndryshojë mendje dhe të marrë vendimin e duhur”, tha Jin.
ndoshta ky bu4koja do shkojë për "lesh cari"!! ndoshta do ta bëjnë shëmbull për putanën e rusisë!! nëse ky vazhdon me këto pordhët(si palloshi ynë që shuan zjarret me pordhë)bërthamore,ka shumë mundësi që të bëhet shëmbull për atë që mund ti ndodhë rusisë nëse nuk kthjellojnë nga mëndja xhuxhin e tyre!! prandaj tipa të tillë duhet të bllokohen,o të mos drejtojnë shtete o të mos kenë armë të shkatërrimit në masë!! sadami e hëngri kot,por këta duhet ta hanë plot,sepse vejn një ditë që dhe modi i indisë a ndonjë koqe pakistani,e ndonjë xi kine të bëjë kërcënime të tilla!! nuk mund të lejohen,të tolerohen e aq më pak të bihet pre e shantazheve të tilla bërthamore!! po u pranuan!? është e barabartë me nënshkrim skllavërimi nga një kriminel bedel!!