“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës” - Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

23 Janar 2026, 17:34Bota TEMA
“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës” - Orban sulmon

Kryeministri hungarez Victor Orban kritikoi presidentin Ukrainas Volodimir Zelenskiy, duke e përshkruar si një njeri në pozita të dëshpëruara, dhe duke thënë se nuk do të mbështesë përpjekjet e tij për luftë. Deklarata vjen në vazhdën e fushatës anti Ukrainë në prag zgjedhjeve kritike të Prillit.

Teksa ekonomia hungareze është në stanjacion dhe partia e Orban, Fidez, renditet pas opozitares Tisza në shumicën e sondazheve, kryeministri i ka përshkruar zgjedhjet parlamentare si një zgjedhje mes Paqes dhe luftës, dhe pretenduar se Ukraina nuk e meriton mbështetjen ushtarake.

“Ti je një njeri në pozita të dëshpëruara, i cili për 4 vite, nuk ka qenë në gjendje t’i japë fund luftës edhe pse presidenti i SHBA të sigurojë çdo mbështetje të mundshme”, shkroi Orban në Facebook. Të enjten, Zeleneki kritikoi nga Davosi Europën, për mungesë kurajo ndaj Rusisë.

3 Komente

  1. M
    Magyar

    Po jep shpirt dhe ky plaku sllav, me fundin e tij Hungaria do te rimarre edhe njeher titullin e vet si kaloresi i fuqishem i europes qendrore

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Vetem plotesimi i kushteve te Putinit e ndalon luften dhe jo ky lypes .

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Ti je më gomar se ky sallami hugatez mor Igor veshgjati. Ky nuk i kthehet "superfuqisë" së dytë në botë me këto fjalë, por ia thotë Zelos. Ky më duket se luan rrolin e të mençurit. Njëëëlloj si ti.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje