Nuk është diçka e pazakontë që Presidenti Trump të përballet me kritika nga udhëheqësit katolikë. Politikat e tij të ashpra për emigracionin kanë sjellë prej kohësh përplasje me hierarkinë e Kishës Katolike në SHBA, ndërsa një pjesë e madhe e katolikëve konservatorë kanë qëndruar më afër tij.
Por reagimi i 48 orëve të fundit ka qenë ndryshe. Këtë herë zemërimi nuk lidhet vetëm me sulmin publik të Trump ndaj Papa Leonit dhe me publikimin e një imazhi të tij të krijuar me AI si figurë e ngjashme me Krishtin. Ajo që bie më shumë në sy është se kritikat po vijnë edhe nga aleatë të vjetër konservatorë katolikë të Trumpit, të shqetësuar në një nivel më të thellë për luftën me Iranin.
Sipas BBC, sulmi i gjatë i Trump në rrjetet sociale ndaj Papës së parë amerikan, të cilin e quajti shumë liberal dhe “të dobët ndaj krimit”, bashkë me imazhin e AI-së, kanë kristalizuar një ndryshim në qëndrimin e shumë katolikëve konservatorë që prej nisjes së luftës gjashtë javë më parë.
Një çarje e rrallë me kampin e Trump
Peshkopi Joseph Strickland, dikur një nga mbështetësit më të vendosur të Trumpit, sot po mban një qëndrim të hapur kundër administratës në këtë çështje. Ai thotë se ky konflikt nuk i plotëson kriteret e një “lufte të drejtë” dhe se qëndron në krah të Papa Leonit dhe thirrjes së tij për paqe.
Kjo është domethënëse sepse Strickland jo vetëm që kishte qenë shumë afër Trumpit, por ishte kthyer në një figurë simbol të katolicizmit konservator pro-Trump. Tani ai po paralajmëron se feja po përdoret për të justifikuar sjellje imorale dhe se përdorimi i gjuhës fetare për të arsyetuar bombardimet bie ndesh me thelbin e besimit.
Ai reagoi edhe për sulmin e Trump ndaj Papës dhe për imazhin që shumë e quajtën “AI Jesus”, duke thënë se ndjeu si detyrë t’i kujtonte presidentit amerikan Ungjillin sipas Mateut, pra idenë se pushteti i vërtetë i përket Krishtit dhe jo njerëzve.
Lufta me Iranin po bashkon katolikë që zakonisht janë të ndarë
Kjo zhvendosje ka edhe rrezik politik për Trumpin, sepse në zgjedhjet e vitit 2024 ai kishte forcuar mbështetjen mes katolikëve. Sipas Pew Research Center, katolikët amerikanë mbeten të ndarë edhe nga përkatësia racore dhe politike, por lufta me Iranin duket se ka krijuar një afrim të rrallë mes të majtës dhe të djathtës katolike.
Analistët theksojnë se për shumë katolikë amerikanë politika ka shpesh më shumë peshë sesa vetë feja, dhe ata zakonisht ndahen sipas vijave partiake për çështje si aborti apo emigracioni. Pikërisht për këtë arsye, bashkimi i tyre rreth mesazhit kundër luftës të Papa Leonit është diçka e pazakontë.
Ndryshe nga Papa Françesku, i cili shihej nga shumë konservatorë si tepër progresist, Papa Leoni gëzon mbështetje të lartë si te demokratët, ashtu edhe te republikanët katolikë. Kjo e bën edhe më të vështirë për Trumpin që ta sulmojë pa pasoja.
Edhe e djathta katolike po reagon
Peter Wolfgang, një zë i njohur i së djathtës katolike amerikane, që ka qenë mbështetës i fortë i Trumpit dhe i politikave të deportimit masiv, sot është kritik i hapur ndaj sjelljes së presidentit ndaj Papës. Sipas tij, Trump nuk e kupton se si funksionon katolicizmi: Papa nuk është thjesht një kryetar shteti, por përfaqësuesi i Krishtit në tokë, dhe sulmet ndaj tij perceptohen si sulme ndaj vetë Kishës.
Wolfgang thotë se për katolikët konservatorë është krejt natyrale të rreshtohen pas Papa Leonit kur Trump flet për shkatërrimin e qytetërimit iranian ose kur zyrtarë si Pete Hegseth përdorin një gjuhë lutjeje të mbushur me tone gjakftohta e luftarake, që sipas tij nuk ka asgjë të përbashkët me katolicizmin.
Edhe figura të tjera të rëndësishme katolike në SHBA, përfshirë peshkopë që kanë qenë afër Trumpit, nuk e kanë mbështetur publikisht luftën me Iranin. Kjo e bën edhe më të dukshme shkëputjen.
Vatikani: kjo nuk është thjesht përplasje personalitetesh
Nga ana e Vatikanit, narrativa zyrtare mbetet se kjo nuk është një përballje personale mes Papa Leonit dhe Donald Trumpit. Për Selinë e Shenjtë, bëhet fjalë për një Papë që po flet nga pozicioni i besimit kundër logjikës së luftës.
Kur Trump tha se në Iran mund të vdiste “një qytetërim i tërë”, Papa reagoi drejtpërdrejt duke e quajtur këtë kërcënim “vërtet të papranueshëm”. Sipas zyrtarëve të Vatikanit, Papa ka detyrimin të shënojë kufirin moral të asaj që mund të pranohet, edhe kur diplomacia vazhdon prapa skenave.
Nga këndvështrimi i Vatikanit, Papa Leoni nuk i bashkon të gjithë, por ai po e largon debatin katolik nga një shteg thjesht partiak. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e momentit: lufta me Iranin dhe sulmet e Trump ndaj Papës po krijojnë një çarje që nuk është më vetëm politike, por edhe morale.
Në fund, BBC arrin në një përfundim të qartë: duke u përpjekur të godasë Papa Leonin, Trump në fakt po pranon peshën reale të zërit të tij. Sepse, siç thotë Vatikani, nëse Papa do të ishte i parëndësishëm, nuk do të meritonte asnjë reagim. Fakti që Trump e sulmon, do të thotë se fjalët e tij kanë peshë.
Me sa kuptoj,edhe feja eshte bere politike,te majte e te djathte.VK
Po, Trumpit i kushton personalisht nje mbeshtetje te cmuar por edhe mbron kristianizmi, Vatikanin dhe Italine nga nie sulm i mundshem me raketa balistike.
Po, Trumpit i kushton personalisht nje mbeshtetje te cmuar por edhe mbron kristianizmi, Vatikanin dhe Italine nga nie sulm i mundshem me raketa balistike.
Portokalli karagjozi pretendon se është Zoti që ka zbritur në Tokë si "shpëtimtar " duke nisur fushatat e tij ushtarake si dikur katolitizmi në periudhën e Kryqëzatave. Herë del me Biblën në dorë, herë i shoqëruar nga pinguinët në Groenlandë(!!!), herë duke hedhur nga avioni mut mbi protestuesit në rrugët e qyteteve amerikane, herë si doktor që shëron njerëzit, herë si Krishti, herë si Papa, herë si superman, herë si mbret e perandor!!! Në realitet ajo që i përshtatet më shumë është figura e Djallit! Por, Ai nuk është gjë tjetër veçse një skizofren, një anormal, një sharlatan, një injorant, një pederast, një narcisist, një i korruptuar, një kriminel, një vrasës, një nazist, një diktator!
Mos u mer me politike po meru me punet e ZOTIT I tha Papes Trumpi,ose deno dhe mullahet qe vrane njerezit si miza vetem se protestuan paqesisht.Dhe ka shume te drejte.Akoma nuk e moren vesh qe Trumpi nuk pjerdh per njeri nqs ka te drejte.
Klimax,bej pak pushim se vetem karlleqe shkruan çdo dite.Te del Trumpi ne ender o karagjoz dhe te hypen tensioni.
Nebi qetesohu se Tramoin po shan nuk po te shan ty o trampist i semure. Jeni si spiunat ne kohe te Enverit. Me shume doni xhaxhi Trampin se sa babain.
Sa te kete muc pordhatorin eshte ne rregull trump
Rrezik Mutchi nuk ja mbeshtet me
Te thenit drejtperdrejt te gjerave i ka siguruar D. Trump fitore ne 2 mandate presidenciale ne USA.
per cfare drejtperdrejt e ke fjalen? te shash , genjesh, shantazhosh, fyesh, te luash me jeten e tjereve qenkan menyra te drejteperdrejta? cfare do te ndodhe nese te gjithe njerzit do flisnin e silleshin keshtu "Drejtperdrejt". ta them une: nuk do quhen me njerez por bisha. udheheqesi eshte per te zgjidhur probleme jo per te shkaktuar plage shoqerie ose te jete i lumtur kur vdes njeri se dhe kete e ka thene drejtperdrejt. me Drejperdrejtat e tij tregon vetem shpirtin e kalbur qe ka.
As kushi nuk e ka te drejten te ligjit ose te Zotit,te vrasish te djegish te shkaterrojsh vetem qe je Presidet.Nga e merr te "drejten" ai qe shkaterron ,vret dhe i syrgjynos,AS KUSHI....
Kush merret me fene ka treguar ne histori se humbet keq.
Thjesht nje big brother boteror shfaqje. Delet e zotit nuk dine kujt ti drejtohen. Te fortit te lagjes, apo perkthyesit I rruges se zotit te na ndricoje, kush ishte arsyeja e vertet qe te paret e vatikanit kryqezuan krishtin. Mjaftueshem eshte, nje falje mbare nderkombtare para zotit, dhe kush del eshte anti zot. Si ka mundesi nje I pjerdhur nga bytha dhe nga trute, ka me fuqi se bariu I deleve. Si ka mundesi baba Mondi, nuk ka fuqi mbi parlament, spak apo fularallik. Me nje tas ashure… Popujt besojne… Kur kafsha njeri kryqezoi krishtin? Dhe zot do quhet musk ne hene? Nje cope bole qe ja kane lene kopjen te llapi, I han mutin vrenozit ne big brother. Musk nuk ndiet dot nje baba, imagjino njerzimi ne dore te ketij. Shif eksperimentin e darvinit ne trojet shqiptare. Berisha akuzon ramen pse I dha leje te klubi partizani. Nje gjeneral na kishte ngelur, lan pjata diku, ne token e endrave sot. Sepse mediu, eshte Medusa. Bota nuk rrotullohet ndaj vehtes, por te nje graviteti epshtein. Ate nuk e solla une, ate e gjeta midis jush. Berish plus rame baraz? Bota sot. Trump me tre gra Rama po ashtu Sala i tredhur ka lone xenin me tre gra Putini me kopila nderkombtare te shperndare nga mother Russia Kinezi po nuk diet Meloni pa mbret Inglizi me prince pedofil akuzuar Arabet nuk dine sa kalamoj kane Papat ndrohen, pa u shenjtoruar per se gjalli si nene tereza. Perulen per nje nobel price, qe shpiku dinamit Nje Einstein qe luften e kater, e simpozoi me shkopinj. U vra azemi sikur dosja ishte Kennedy. Te gjith e dime, por. Rofte shoku enver me salen neper shale, dhe te modhin zoro, qe ne zorren e mban me zor ne brekushe. Na duket Macedonia per domote, sikur ender benci dje. Cyryk popull.
Mua Praesidenti Trump me pelqen. I ka krejta nga aftesit e tij apo dhe te ekipit te punes? Une mendoje se ai ka punuar si Padron ne NDERTIM dhe ka nje ekip te perkryer qe manovrojne mire midis Politikes, Forces dhe Arritjes. Punon per UNITETIN Demokratik te botes. E bota njepolshe larg Fashizmes e Komunizmes asht parajsa (xheneti) mbi toke. Kjo 'grindje' me Papen, i cili asht origjine amerikane ka diapazon te madhe. Ndiqni Vladimir Putinin kur shkone ne Ceçeni(çeçeni). Kadyrovi i jep Kuranin dhe ai bene gjestin e tij per te afruar boten arabe rreth vetes. Trumpi po i thote po te jape dhe Papen me vet e te lutet me gjithe Kadirovin te t'i fale krimet e kryera nga komunizmi e autokracia ne Ukraine, popujt e tjere e ne Rusi e une me Arabine Saudite e vendet e tjera arabe te emancipuara do ta arrijme te ngrejme Xhenetin apo Parajsen mbi toke, me boten njepolshe. Lum kush ndihmon ne kete arritje, sa me më pake dhimbje qe do t'i mundesoj çmimin e fundit dhe me te madh per Paqen Universale, Presidentit Trump.
Ty te qifte Kina fisin,debil, Gj.F.
hahahahahahahahah
Gjergji , i riu analiz e shkelqyer ,duhet te ishe ne stafin e Trumpit.
--Se ka keq Trumpi,---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------mendja ime është kisha ime.----------------------------- -----------------------------------------------------------------------------E vetmja kishë qe ndriçon,--------------------------------------------------------------------------------------------------------------është ajo që digjet.-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- A e pat Notrë Damin?!!!.
Pope te shikoj Vatikanin dhe ai nuk eshte zgjellur te bej politiken Americane! MAGA ???????? forever
O ti Layne i pastrove halet e amerikes o bythqire se Trapi do ta haje noc-rokun,debil.