Vetëm pak javë pasi një nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë kineze u vu nën hetim, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) ka nisur një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë brenda forcave të armatosura të Kinës.
Të enjten, CIA publikoi një video të re ku paraqitet një oficer i ushtrisë kineze, i zhgënjyer nga sistemi dhe drejtuesit e tij. Videoja është pjesë e një fushate më të gjerë për të forcuar mbledhjen e inteligjencës njerëzore ndaj Kinës, të cilën Uashingtoni e konsideron rivalin e tij kryesor strategjik.
Kjo lëvizje vjen pas një fushate të ngjashme në maj të vitit të kaluar, kur CIA publikoi video me personazhe fiktivë brenda Partisë Komuniste të Kinës, duke ofruar udhëzime të detajuara në gjuhën kineze për mënyrën se si mund të kontaktohet në mënyrë të sigurt inteligjenca amerikane.
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, deklaroi se videot e agjencisë kanë arritur tek një numër i madh qytetarësh kinezë dhe se përpjekjet do të vazhdojnë. Sipas tij, zyrtarëve kinezë u ofrohet një “mundësi për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritur”.
Muajin e kaluar, Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se Zhang Youxia, numri dy në hierarkinë ushtarake pas presidentit Xi Jinping dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, është vënë nën hetim. Ky konsiderohet si një nga rastet më të bujshme të largimit të një zyrtari të lartë ushtarak në dekadat e fundit në Kinë.
Videoja e publikuar në kanalin zyrtar të CIA-s në YouTube duket se synon të shfrytëzojë pasojat e brendshme politike të fushatës shumëvjeçare të Pekinit kundër korrupsionit në ushtri, e cila ka prekur nivelet më të larta të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Në video, oficeri fiktiv shprehet: “Çdokush që shfaq cilësi udhëheqëse bëhet objekt dyshimi dhe mund të eliminohet pa mëshirë”. Ai shton se “fuqia e tyre është ndërtuar mbi gënjeshtra të panumërta”, duke iu referuar eprorëve të tij.
CIA ka deklaruar se është e bindur se kjo fushatë online po arrin të depërtojë përmes kufizimeve të forta të internetit në Kinë, të njohura si “Muri i Madh i Zjarrit”, dhe po shkon tek audienca e synuar.
Një zyrtar i CIA-s, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, tha se videot e mëparshme janë parë nga miliona njerëz dhe kanë sjellë burime të reja informacionesh, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas raportimeve, CIA ka investuar ndjeshëm për të forcuar operacionet kundër Kinës dhe për të rindërtuar rrjetin e saj të inteligjencës në vend, pasi Pekini goditi rëndë rrjetin amerikan duke vrarë ose burgosur disa burime mes viteve 2010-2012.
Ndërkohë, zyrtarë amerikanë pohojnë se shërbimet sekrete kineze kanë punuar vazhdimisht për të rekrutuar punonjës aktualë dhe ish-punonjës amerikanë. Në vitet e fundit, Pekini ka bërë publike raste që, sipas tij, zbulojnë rrjete spiunazhi amerikan në territorin e tij.
Përplasjet në fushën e inteligjencës janë pjesë e një rivaliteti gjithnjë e më të thellë ushtarak dhe teknologjik mes dy fuqive, të cilin shumë analistë e cilësojnë si një formë moderne të Luftës së Ftohtë.
Duhet ditur nē lidhje me spiunazhin qē : vēndet si Rusia, Kina,Korea Veriut,Irani, Kuba.,e kanē mē tē leht tē ken agjent tē tyre nē SHBA, BE,Angli, pasi demokracia nē kēta vēnde e bēn mē tē lehtē punēn agjente tē tyre (duke u pērzier me qytetarēt e thjesht tē vendeve tē tyre respektive, ndērsa anajelltas ēsht e vēshtir, pasi vēndet e mbyllura jan tē vēmēndshme jan aktive me grupe tē posaqme identifikuese.Duhet ditur qē shērbimi sekret ka arritur majat e saja mē tē larta me teknikat mē tē pērsosura, ku vēshtirsit jan aq tē mēdha sa shtete tē vogla jan dorēzuar pēr tē vazhduar.Nē pērgjithsi spiunimi pērqendrohet nē spiunazh industrial, ekonomik, teknologjik,ushtarak dhe civil.Kjo e fundit ēshtē mē e rrezikshme pasi pērfshin popullsin, ku shumicēn e rasteve nga tragjedi me bilane humane bēn qē flamuri tē ulet nē gjysmē shtiz, ku i jep sinjsl pēr ndryshim taktik tē ndonjē shteti kundērshtues.Sot SHBA pērqendrohet nē taksa doganore me importet e saja ku variojn deri nē 200 %.Sot bota ka agjent nē Japoni pasi rreziku bērthamor i luftēs sē tret mund ta ketē zanafillēn qē aty.Amerika ka agjent nē tē gjitha shtetet e botēs, ku nē disa vēnde ju besohet raporti i qytetarēve tē kētyre shteteve pēr pikat qē kan interes.Nē afrik pērqendrohen te diamanti dhe floriri, nē vēndet Arabe, te kursi fuwive tē naftēs dhe te kontratat e tyre dhe trsnzaksioni ose transporti, te vēndet aziatike, programi bērthamor dhe kokat nucleair, ndērsa vet agjentēt e CIA-s me qendēr nē Californi, merren me ministrit e mbrojtjes sē shteteve tē OKB-s, (pa pērjashtim) me armatimin e tyre, rezervat, prodhimin, lēvizjet e tyre nē hapsir, dhe zbulimet nē planetet e tjera.Nē disa raste nēse kan ecur mē shpejt, ngadalsohet me rifillim, duke shpartalluar misionin me debri nē atmosfer, por kemi dhe raste nga ana tjetēr.Herēn tjetēr do ju flas se cili ka qēnē roli Ekzekutues i cia-s te ne.
idiot, pseudonimi nuk është titulli i komentit.meroooooooo,do ta rregullosh këtë punë apo shqipëri hesapi??