Plani i SHBA për sulmet në Jemen ia tregoi gruas dhe vëllait, Hegseth: Këto janë vetëm gënjeshtra të mediave

21 Prill 2025, 19:39Bota TEMA
Plani i SHBA për sulmet në Jemen ia tregoi gruas dhe vëllait,

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka herdhur poshtë të gjitha akuzat e mediave amerikane për rrjedhje të informacionit në lidhje me një plan sekret për sulmet ndaj objektivave të Huthit në Jemen. Hegseh kritikoi mediat që përpiqen të përhapin lajme të rreme dhe duke thënë se tashmë Pentagoni është kthyer në duart e luftëtarëve.

“Çfarë befasie e madhe që një bandë, disa zbulues, pushohen nga puna dhe papritmas një mori gënjeshtrash dalin nga e njëjta media që shpërndau mashtrimin e Rusisë. Kjo nuk do t'i kthejë atyre çmimet Pulitzer. Ata morën Pulitzer për një mori gënjeshtrash. Pulitzer për një sërë gënjeshtrash, herë pas here dhe përsëri. Dhe ndërsa ata hedhin ato gënjeshtra, askush nuk i kritikon ata. Ja, kjo është ajo që bëjnë mediat.

Ata marrin burime anonime nga ish-punonjësit e pakënaqur, dhe më pas përpiqen të dëmtojnë njerëzit dhe të prishin reputacionin e tyre. Kjo nuk do të funksionojë me mua. Kjo sepse ne po e ndryshojmë Departamentin e Shtetit, duke e vendosur Pentagonin në duart e luftëtarëve”.

I pyetur nëse ai foli me Presidentin Donald Trump, Hegseth tregoi se kishte mbështetjen e Trump. E njëjta mbështetje është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë, ku në një deklaratë nga zëdhënësja e Trump, u shpreh mbështetja absolute e Presidentit për Pete Hegseth.

Skandali i mesazheve në Signal, në të cilën Pete Hegseth komunikonte me persona shumë të afërt për goditjen e Jemenit përfshinte edhe gruan e tij, dhe avokatin e tij personal.

Gruaja e Hegseth, Jennifer, është një ish-producente e Fox News dhe nuk mban asnjë pozicion zyrtar brenda Pentagonit. Hegseth është kritikuar më parë për përfshirjen e gruas së tij në takime me udhëheqës të huaj. Ekzistenca e grupit të dytë Signal është polemika e fundit që rrethon kreun e Pentagonit, i cili këtë vit po kontrollon një buxhet prej 892 miliardë dollarësh (670 miliardë paund). 

2 Komente

  1. g
    ganiu

    Ah kapter Ramiu, kapter Ramiu, bubrrec Fox News-i. Dhe ti ja ke marrë dorën idiotsive të Trampit.? Dhe ti o burra është gjithmonë gënjeshtër ajo që nuk më leverdis?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pinxho Kapella

      C'ju a ben mire ai kokportokalli; Shhhtttt. Mbylle sqepin. Pusho legen,- u thote gazetareve te CNN dhe ABC . Gjigand. U ben nje mut te madh ne koke te gjithe bashibozukeve, bashke me Ganon dhe Ceno bythshpartallon. Nuk ka me LGBT. Harrojeni. Degjove Ganie travestitja ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje