VIDEO: Momenti kur Vatikani njofton vdekjen e Papa Françeskut

21 Prill 2025, 15:33Bota TEMA
VIDEO: Momenti kur Vatikani njofton vdekjen e Papa Françeskut

Një video e publikuar nga mediat e Vatikanit tregon momentin kur vdekja e Papa Françeskut u njoftua të hënën në mëngjes nga kardinali Kevin Farrell, kamerlengo e Vatikanit.

Camerlengo – ose Chamberlain – është ushtruesi i detyrës së kreut të Vatikanit në periudhën midis vdekjes ose dorëheqjes së një Pape dhe emërimit të udhëheqësit të ardhshëm të Kishës Katolike.

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare mëngjesin e së hënës.

Vdekja e Papës vjen më pak se 24 orë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit për të dielën e Pashkëve.

Ai doli në një karrocë me rrota dhe përshëndeti me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave së njerëzve dhe tha: “Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët”.

Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.

Lini një Përgjigje