Plani ushtarak: Aeroplanmbajt-se dhe bombardues, sulmi gati brenda pak orësh

18 Qershor 2025, 18:45Bota TEMA
Plani ushtarak: Aeroplanmbajt-se dhe bombardues, sulmi gati brenda pak

Fati i Lindjes së Mesme do të vendoset në tre ditët e ardhshme.

Pse tre ditë? Përveç ndonjë përshpejtimi apo zhvillimi të papritur në terren, ky është afati që i ka dhënë vetes Donald Trump për të vendosur nëse do të fusë Shtetet e Bashkuara në konfliktin izraelito–iranian, duke kaluar nga roli aktual pasiv i mbrojtësit të qiellit të shtetit hebre (rol i ndarë me Mbretërinë e Bashkuar), në atë të sulmuesit, përkrah fushatës së bombardimeve të Izraelit mbi territorin iranian. Tre ditë për të shpresuar ende në një zgjidhje diplomatike, e cila megjithatë, për momentin, është pak më shumë se një iluzion. Koha po kalon. Dhe po shtrëngon.

Largimi i parakohshëm nga takimi i G7-ës nga ana e presidentit amerikan, thirrja e Këshillit të Sigurisë në “Situation Room” të Shtëpisë së Bardhë dhe ndryshimi i kursit të anijes Nimitz (aeroplanmbajtësja më e vjetër e flotës amerikane), e cila nga ngushtica e Malakës në Oqeanin Indian po zhvendoset drejt Detit Arab, ku do të takohet me një tjetër aeroplanmbajtëse amerikane (Carl Vinson) në Gjirin Persik, duken si shenja të një vendimi të marrë tashmë.

Çfarë po përgatitet të ndodhë, sipas burimeve të kualifikuara ushtarake të NATO-s të cituara nga Repubblica, do të jetë “niveli më i lartë i alarmit”. Brenda 72 orëve, kapaciteti ofensiv amerikan në rajon do të arrijë maksimumin.

Për më tepër, ajo që shkruan Trump në platformën e tij Truth Social tingëllon si një ultimatum. Ai kërkon “dorëzimin pa kushte” të Iranit dhe më pas lëshon një mesazh të drejtpërdrejtë për ajatollah Ali Khamenei: “Durimi ynë po shteron. Ne e dimë ku fshihet i ashtuquajturi ‘udhëheqës suprem’, është një objektiv i lehtë. Nuk kemi ndërmend të dështojmë, por ta eliminojmë.”

Pra, dy janë skenarët e mundshëm.

I pari, më pak i mundshmi, është që regjimi të dorëzohet, duke pranuar atë që deri tani ka refuzuar kategorikisht: të heqë dorë nga programi i pasurimit të uraniumit në fushën ushtarake. Ky është opsioni amerikan, i vetmi që mund të bindë Netanyahu-n të ndalojë ofensivën. Por do të ishte edhe më i pakapërdishmi për pasdaranët (rojat revolucionare iraniane), të cilët nuk janë të gatshëm të nënshtrohen, sidomos pas deklaratave për fitore dhe pas viktimave të shumta të shkaktuara nga Izraeli që duket se kanë bërë që edhe një pjesë e disidencës të mbështesë regjimin.

Skenari i dytë është duke u konkretizuar. Forcat e armatosura izraelite po e zgjerojnë si ofensivën ashtu edhe gamën e objektivave strategjike, përtej vendeve ku ndodh pasurimi I uraniumit.

Në këtë kuadër, ndërhyrja e SHBA-së bëhet e parashikueshme.

Sipas asaj që raportojnë burimet e NATO-s për La Repubblica, një reagim i mundshëm i Republikës Islamike, e vënë pas qoshes, mund të jetë përpjekja për të “djegur gjithë rajonin”, duke kalibruar raketat balistike (arsenali iranian kishte mbi 2.000 në fillim të konfliktit) drejt puseve dhe infrastrukturave të naftës në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katar. Një veprim në stilin e Saddam Husseinit: një lëvizje e tërbuar shkatërrimi në shkallë të gjerë, që nëse realizohet, do të shkaktonte një katastrofë ekonomike dhe mjedisore, si precedentja e vitit 1991 kur udhëheqësi irakian dha urdhrin për djegien e mbi 700 puseve të naftës në Kuvajt.

Një mundësi tjetër: minimi i ngushticës së Hormuzit. Ndërhyrja amerikane, në vizionin e Pentagonit, synon të mbyllë menjëherë hesapet me ajatollahët.

Trump ka qenë gjithmonë i informuar për qëllimin e Netanyahu-t për të sulmuar Iranin. Deklaratat e tij për ndërhyrje të afërt gjatë ditëve të para ishin gjithashtu një mënyrë për të hutuar regjimin dhe për të ruajtur efektin e befasisë. Shërbimet e inteligjencës së NATO-s, nga ana tjetër, janë lajmëruar për operacionet izraelite vetëm 24 orë përpara.

Përveç aeroplan-mbajtëseve Vinson dhe Nimitz, SHBA ka dislokuar në rajon edhe një kryqëzor dhe tre luftanije. Një skuadër ajrore me F-35 dhe F-16 po vendoset rreth Iranit. Bazat ajrore amerikane, gjithashtu, do të përdorin 28 avionë cisternë për furnizim me karburant në fluturim për avionët luftarakë.

Arsenali amerikan përfshin edhe MOAB, bombat “bunker buster” me 13 ton, në gjendje të depërtojnë mbi 60 metra beton të armuar – armët e vetme të afta për të shkatërruar qendrat e kërkimeve bërthamore si Fordo, e ndërtuar thellë në brendësi të një mali.

Aviacioni izraelit vështirë se mund të mbajë ritmin e këtyre operacioneve për më gjatë: çdo mision mbi Iranin kërkon një fluturim prej 3.000 kilometrash dhe katër furnizime në ajër. Të premten parashikohet një ndalesë pjesore për mirëmbajtjen e avionëve dhe pushimin e pilotëve.

Nëse gjithçka do të shkojë siç është në planet e Netanyahu-t, deri të dielën Pentagoni do të ketë dhënë urdhrin për ngritjen e avionëve sulmues. Në drejtim të Teheranit. / bota.al

17 Komente

  1. m
    mero strategu

    O strateget e meros, MOAB nuk eshte penetrues bunkeri, GBU-57 eshte, dhe penetron 60metra, ndersa irani i ka tunelet ne 90 metra thelle. edhe tjetra Nimitzin e cojne aty qe ta fundosin se vitin tjeter dekomisionohet si aroplanmbajtse, dhe me kete rast justifikojne nje bombe berthamore mbi iran. ate qe nuk ja dha rusia, qe e provokuan 100 here te sulmonte ukrainen me arme nukleare, do ja japi nje false-flag qe do e bejne vet.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Randy

      Ja nje strateg i islami Iranit? Ne pidh te semes do shikoni!

      Përgjigjjuni
      1. d
        dr.watson

        hajdeee faleminderit per kete informacion nga situation room direkt te gazeta e meros, Te gjithe specialista te pordhes me rigon, lexo komente japonisht dhe pertkthej ne shqip.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Po ti o strategu i bythes per cfar u dashka nje bombe qe te penetroje ne 90 metra thellesi? Kaq i trashe je? Mjaftojne qe te bombardojne hyrjet dhe daljet dhe mbaroi puna, ata qe jane brenda do ngordhin si minjte dhe ata qe jane jashte nuk futen dot me brenda pa prure makineri te renda qe te germojne. Hyrjet dhe daljet amerika i di me detaje dhe bombat i leshon me precizion absolut

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Je shume i sakte.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jo diktature!

              O metro straregu!!! Po te kete Amerika vetem nje bombe te tille, jam dakord me ty. Arithmetika eshte e thjeshte!! 100 metra tunel, hiq 60 metra shpimin e bombes, ngelen 40 metra. Po ta kesh fshehur ti nje bombe tjeter, ne qilarin e shtepise, jepja Amerikes. Dhe 60 metro shpim bomba tjeter, domethene tendja. Vete 120 metora. Objejktivi I ariteshem, besoj per te shfarosur racen tuaj, qe I sill I vetem te keqia njerzimit…

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kadri

              Nuk heq dot dore irani nga arma berthamore, gjith populli iranian eshte dakort keshtu qe te ket arm berthamore?! sa çudi me kto mjekrroshat!?

              Përgjigjjuni
              1. I
                Igor

                Pra mbas disa oresh dote shohim katastrofen si ne filma por tani ne te vertete,pse Trumpi deshiron qe vetem Izraeli dhe Amerikanet kane te drejte te jetojne ne kete planet dhe tjeret duhet te zhduken ,dhe bota Idiote ju beson .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bilali

                  Padyshim moSnderhyrrjen ne keto momente do ta shfrytezonte Kina duke provuar armet e saj nepermjet Iranit.Ndaj edhe Amerika ka vendosur te hyje sa me shpejt duke mos u futur ne nje kurth te pergatitur nga dy fuqite e medha sot Kine dhe Rusi.E para per te provuar efikasitetin e armeve te saj dhe dyta pra Rusia me interes te dyfishte duke rene dakort ,ju lindjen e mesme dhe une Ukrainin. Vonesa ndaj nderhyrrjes se SHBA-se do te favorizonte lojen e Kines ,andaj dhe Tramp ka vendosur te tregoje dhembet duke u thene indirekt Kines dhe Rusise qe SHBA-ja dominon akoma gjeopolitiken e per rrjedhoje vazhon te jete zot i RRUZULLIT TOKESOR!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Ptuh

                    O te dhjefsha dhjamcin e perlyer me boje qe do ndalte luften e Putanes per 24 ore dhe tani do hape lufte tjeter ne Lindjen e Mesme. I dhjefsha gjithe tutkunet qe e votuan qe tani po u shkon ekonomia ne recesion ndersa kurvari portokalli tall bythen me raketa dhe me jetet e njerezve.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Ka per te tere, hyxhym...

                      Amerika eshte ne kaos prej shume ditesh prej politikave te Presidentit Trump, i cili per te larguar vemendjen po rihap nje vater lufte qe do t'i kushtoje mbare njerezimitt

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkodrani-Belgjike

                        Irani asht tu mbrojt veten, çifutët jan agresioni, kunder libanit kunder iranit sirisë çdo vendi përqark. U shufshin çifutët mir ja ka ba hitliri gjakpirsave.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zboni shkodranin nga Belgjika

                          Ore Shkodran skura. Si ka mundesi ti te jetosh ne Belgjike, ne nje vend te krishtere. Gjith ato shtete qe ti permend, jane bere bashke per te zhdukur Izraelin . Dhe ai simbas teje ata duhet te rine duar kryq!!! Raca juaj mori Kostandinopojen dhe e beri tuqi. Tokat e Bizantit ishin mburoja dhe kultura e Botes. Keto nuk I shikon o Shkodran skura. Pavarsisht ne cvite ndodhin dhe perseriten. Sot po e ben izraeli ate qe beri turku i poshter 600 Vjet me pare. Pergjigju o skura shkodran.!!

                          Përgjigjjuni
                        2. R
                          Remi

                          75% e popullit Iranian jan kunder regjimit te Diktatures Iraniane! Besoj dhe shpresoj se Israeli do ta fitojë kete lufte!

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haku

                            Jepi fuqi idioteve e te bejne gjemen. Vk

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Bomba nukleare e Iranit jane si armet kimike te Sadamit,qe nuk u gjeten kurre.Kush ka pak njohuri se cfar anesh sociale kishte "diktatura" e Gadafit e kuptojne shume mire qellimin e ketyre luftrave.

                              Përgjigjjuni
                              1. 1
                                12345

                                Gadafi ishte tjeter problem. Gadafi ishte pak popular me popullin e tij. Lideri suprem jo dhe aq. Kshu qe kjo eshte e drejte dhe ka shum vite ne krijim e siper. Me shum se 45 %e popullsise ne Irsne jane grupe qe jane derrmuar nga Lideri Suprem kurde pjesa tjeter nuk e mbeshtet shume qe nga arrestimet e grave dhe vajzave qe filloj nga Covidi e ktej. Interneti I kontrrulluar komplet nga qeverria, TV to zaptuara nga qeverria me pak fjal diktator ne kulm. Prandaj nuk po shikon shum rezistence ndaj kti konflikti nga shtetet e tjera Arabe. E din shum mire se cfare po behet.

                                Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje