
Papa Françesku, iu drejtua përfaqësuesve diplomatikë të Selisë së Shenjtë, në një fjalim dramatik në 83-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, për luftën në Ukrainë.
Gjatë audiencës së përgjithshme javore, ati i Shenjtë tha se aktualisht jemi duke e jetuar Luftën e Tretë Botërore përmes konflikteve të vazhdueshme në të gjithë globin.
“Europa dhe e gjithë bota po vuajnë nga një luftë e rëndë, si për shkak të shkeljes së ligjit ndërkombëtar, ashtu edhe për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit të një lufte bërthamore dhe pasojave të rënda ekonomike dhe sociale”– theksoi Papa para përfaqësuesve të tij diplomatikë, duke shtuar se: “Kjo është Lufta e Tretë Botërore në faza të ndryshme, për të cilën ju jeni dëshmitarë të drejtpërdrejtë,,, Kujtesa e përvojave të kaluara ju shtyftë të kultivoni paqen në veten tuaj, në familjet tuaja, në jetën shoqërore dhe ndërkombëtare.”
Ai shfrytëzoi rastin për t’u lutur për popullin ukrainas, ndërsa i kërkoi Zojës që t’i mbështesë ata në “zgjedhjen e tyre të përditshme të mirësisë, drejtësisë dhe solidaritetit me ata në nevojë, dhe gjeneruar shpresë, gëzim e liri të brendshme në zemrat e tyre”.
Lini një Përgjigje