
Politikanët nga një parti e ekstremit të djathtë në Gjermani, të cilët janë për një vizitë në Rusi dhe planifikojnë të udhëtojnë në Ukrainën lindore të pushtuar nga Rusia , janë akuzuar se kanë mbështetur luftën e Vladimir Putinit dhe se kanë ndërmarrë një "udhëtim propagandistik".
Pesë politikanët e Alternative für Deutschland (AfD) thanë se qëllimi i tyre ishte të shikonin vetë në vend situatën humanitare.
Instituti Robert Lansing me qendër në SHBA për Studimet e Kërcënimeve Globale dhe Demokracisë (IGTDS), i cili e përshkruan veten si një organizatë jopartiake dhe jofitimprurëse kërkimore për politikat publike, tha se udhëtimi po zhvillohej nën kujdesin e shërbimit sekret ushtarak rus. anëtarët e të cilëve do të shoqëronin politikanët në Donbas. Instituti ishte i pari që publikoi informacionin.
Sipas IGTDS, vizita e politikanëve do të zhvillohej mes 20 dhe 28 shtatorit. Ata duhej të fluturonin në qytetin port rus të Rostov-on-Don dhe të udhëtonin prej andej në rajonin e okupuar të Donbasit.
AfD ka një reputacion për qëndrimin e saj pro-rus, ndonjëherë edhe pro-Putin. Politikanët udhëtues janë të njohur për mbështetjen e tyre për ruajtjen e marrëdhënieve gjermano-ruse pavarësisht luftës, duke përfshirë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Ha,ha, ai që lufton "nazistët" ukrainas, vizitohet nga nazistët gjermanë? Kjo dynjaja është plot paradokse.
paradoksale është gjithnjë politika e diktatorëve!! ata krijojnë miq,armiq!fillojnë luftëra dhe i ndërpresin ato!! ata nuk kanë nevojë për shkaqe,sepse ato i kanë në kokën e tyre!!ky debili i rusisë do të shfarosë nazistët e ukrainës dhe ka mbështetje nga nazistët rus e i vijnë në ndihmë dhe nazistët e gjermanisë!! xhuxhi i rusisë kërkon të mbrojë rusisht folësit në ukrainë dhe vret rusët në rusi!!si ata që çon në luftë dhe ata që kundërshtojnë këtë luftë!! afd,një parti e pastër naziste,duke përfituar nga demokracia perëndimore,mbështet diktaturën ruse!!nëse gjermania do të ishte si rusia,afd,në rastin më të mirë nuk do egzistonte,ose do ishte një parti ilegale,do ishin të gjithë në burg si në rusi!! dhe kjo që shkrova është paradoks,sepse po të ishte si në rusi do të ishte afd në pushtet!!njëlloj si ishte hitleri 80 vjet më parë! të mos harrojmë se dhe ai ishte pjesë e demokracisë gjermane të asaj kohe!!njëlloj si afd është sot pjesë e bundestagut gjerman!! a do të ketë gjermania e sotme fatin e asaj të 80 e kusur viteve më parë apo jo!? do ta shohim!! putini po bën punën e tij!të shohim çdo të bëjnë gjermanët!!do tu mjaftojë një "zjarr" apo do të duan të ngrohen nga"dy zjarre",të jenë mes, "dy zjarreve"?