Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose 4 ditë kohë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë, përpara se të kërcënonte se grupimin palestinez e pret ferri nga Izraeli nëse përgjigjen me “JO” ndaj planit me 20 pika.
“Do tu jap atyre 3 apo 4 ditë. Do ta shohim si do të shkojë. Të gjitha vendet arabe e mbështesin planin. Vendet myslimane janë të gjitha në mbështetje të propozimit. Izraeli gjithashtu.
Ne thjesht po presim Hamasin, dhe Hamasi ose do ta pranojë ose jo, dhe nëse nuk e bën, do të jetë një fund shumë i trishtueshëm për ta. Nuk ka shumë hapësirë për ta negociuar.
Ajo që duam nga Hamasi është shumë të thjeshtë. Duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë dhe e dini që është shumë e thjeshtë. Nuk bëhet më e thjeshtë se kaq.
Ne kemi nënshkruar marrëveshje me çdo vend në Lindjen e Mesme. Kjo është si një gjë e pamundur. Nuk është bërë kurrë më parë.
Kjo është më shumë se Gaza. Gaza është një gjë e madhe, por Gaza është një pjesë e saj. Nëse Hamasi refuzon, Izraeli do të bëjë atë që duhet bërë. Ata mund ta bëjnë shumë lehtë.
Unë do t'i lija të shkonin dhe të bënin atë që duhet të bëjnë. Ne kemi vrarë rreth 25,000 anëtarë të Hamasit, kështu që sigurisht ata paguan një çmim të lartë për 7 tetorin, dhe ky është një grup krejtësisht i ri.
Ata shtohen dhe vazhdojnë të shtohen, por ky është një grup krejtësisht i ndryshëm dhe udhëheqja e tyre është vrarë tre herë të ndryshme. Pra, ata paguan një çmim të lartë.
Shpresojmë që ata do të kenë një jetë të qetë dhe të këndshme. Ndoshta nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, do të jetë një nga gjërat më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë. Do të kemi paqe të vërtetë në Lindjen e Mesme”, tha Trump.
Jo jo mosë ta pranonë se do ti shpëtoj Turqia e Erdoganit, Muhamti dhe bota tjetër mysliman dhe (zianistet) Hebret do zhdukën shumë shpetë si pasë besimtarve të Muhameti, apo fesë islamë.
dole prape ti pederast orthodhoks qe sdi as te shkruash. Ooooouuusssst pousti
GJITHE PROBLEMI ESHTE TERTORIZMI! IZRAELI DO MBIJETOJE!
Filloi ti bëj mutin dhe ky. Më parë e kishte dy javë, e para pastaj të dytat, e kështu me radhë. Tashti 3, 4 ditë. Ec mo, mo.
ky fytyre portokalliu eshte komplet rrot kari
Sa bur i forte esht ky idiote qe tregon fuqin kunder nji populli qe nuk ka as buke dhe as breke ,pse nuk i jep afat Rusis pse ata ta trgojne gishtin e mesem,pse iket nga Aganistani,pse iket nga Vjetnami ti pa Naton je XERO ( 0)