Presidenti i Iranit: Teherani do t’i rindërtojë objektet bërthamore

2 Nëntor 2025, 16:25Bota TEMA
Presidenti i Iranit: Teherani do t’i rindërtojë objektet

Teherani do t’i rindërtojë objektet e veta bërthamore “me forcë edhe më të madhe”, tha të dielën për mediat shtetërore presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, duke shtuar se vendi nuk synon të prodhojë armë bërthamore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit, nëse Teherani përpiqet ta rifillojë punën në objektet që Uashingtoni i bombardoi në qershor.

Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, ku u takua me drejtues të lartë të industrisë bërthamore iraniane.

“Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të na krijojë problem; ne do t’i rindërtojmë ato dhe me forcë edhe më të madhe”, tha presidenti iranian për mediat shtetërore.

Në qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, për të cilat Uashingtoni thotë se ishin pjesë e një programi për zhvillimin e armëve bërthamore.

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht civile.

“Gjithçka është e menduar për zgjidhjen e problemeve të popullit, për sëmundjet, për shëndetin e njerëzve”, tha Pezeshkian, duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit.(REL)

4 Komente

  1. I
    Igor

    Ju ndertoni ata dote jua bombardojne dhe ne mes objekteve berthamore dote vriten edhe disa gjenerale ,shum heret lajmeroni ju jepni mundesi shpiuneve qe te lajmrojne armiqte pra keni kujdes me Shpiunet shtepiak ata jane ma te rezikshem.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Prap bombat keni siper ..rrac e poshter hajani mutin Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. j
        jkl;

        O Lani.. O trim me flete. Ata nuk e kane sulmuar Shqiperine kurre. As kompjuterisht dha as fizikisht. Hakerimi qe ju be sistemit tone informatik erdhi nga 'iranianet qe ne i kemi pranuar te jetojne ne shqiperi . Eshte e vertetuar se nga erdhen sulmet e hakerave dhe se me care programesh infomatike ( izraelite) . Por kryeminstri yne qe ja ka shitur shpirtin djallit , thjesht luajti lojen qe i thane Sionistet te luante. Pra Iranianet nuk kane asnje arsye " tja hane Shqiperise" .

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          islamik muti,nuk të rri gjaku që kanë përdhosur osmanllinjt??

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje