Presidenti i Polonisë në BBC: Evropa duhet ta mbështesë Donald Trump-in, vetëm ai mund ta ndalë Putin-in

14 Janar 2026, 09:20Bota TEMA
Presidenti i Polonisë në BBC: Evropa duhet ta mbështesë

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Evropës.

Në një intervistë me programin “Today” të BBC, ai tha se udhëheqësit rus nuk duhet t’i besohet, por se Evropa duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Presidentin Trump në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Nawrocki ishte i njohur tashmë si një mbështetës i vendosur i Donald Trump. Ai thotë se me Rusinë e Vladimir Putinit që kërcënon vendin e tij, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, presidenti i SHBA-së është i vetmi person që mund ta “zgjidhte këtë problem” si dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ai u pyet për miqësinë e tij me Donald Trump, veçanërisht në dritën e kërcënimeve të presidentit amerikan për të marrë “me çdo mjet” territorin autonom danez të Groenlandës, diçka që ka tronditur Evropën dhe që kërcënon të prishë aleancën 77-vjeçare të NATO-s.

SHBA-të, këmbënguli ai, pavarësisht deklaratave të fundit nga zyrtarët amerikanë që thonë të kundërtën, ishin ende garantuese të sigurisë në Evropë. Ajo që Donald Trump po bënte në emër të evropianëve, tha ai, “meriton mbështetje dhe respekt të madh”.

Presidenti Nawrocki tha se mund ta shihte Evropën duke u “shkëputur” nga Shtetet e Bashkuara dhe tha se kjo nuk ishte mirë as për sigurinë ekonomike dhe as për sigurinë ushtarake të Bashkimit Evropian.

2 Komente

  1. J
    JD

    Nje tjeter gjeni. Nuk ka si te jete ndryshe, polaket jane gjeniale ne kulmin e budallallekut. Trapi po ben te pamunduren qe te ndaloje luften ne Ukraine brenda 24 oreve qe prej Janarit 2025. Ky polaku naziskin qe gjermanet i shuan vendin ne Luften e Dyte Boterore, ka harruar cfare ju be gjysherve te tij nga nazistet dhe u be nazist. Njesoj si pjatalarsit sumpalare shqipfoles qe mbrojne Trapin duke qene vete emigrante. Krijesa butake qe nuk njohin as histori dhe as rend.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jane te trashe

      Trecereku i shqiptareve qe votuan per Tramp punojne me maune. Keta bejne si qafkuqe amerikane se shumica e injoranteve qe punojne me maune ne Amerike jane trampista. Keshtu bejne dhe shqipot. Tani kane mbetur si bythqima pa pune nga tarifat. Prit kur ti zene edhe tu heqin patenten se gjysma jane budallenj e nuk dine anglisht

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje